Hashim Thaçi mbërrin në Mal të Zi, injoron shqiptarët e Malësisë

hashimZëvendës-Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Hashim Thaçi ka mbërritur sonte në vizitën e tij të parë zyrtare në Mal të Zi.

Ai u prit nga homologu i tij Igor Luksic, ndërsa të premten do të ketë takime me zyrtarët më të lartë malazez, kryetarin e shtetit Filip Vujanovic, kryetarin e parlamentit Ranko Krivokapic dhe kryeministrin Milo Djukanovic.

Më pas, siç është paralajmëruar, Thaçi, do të vizitoj edhe komunën e Ulqinit, ku do të bisedoj me kryetarin , Fatmir Gjeka.

Rikujtojmë se për nesër (e premte) në Podgoricë janë paralajmëruar protesta të disa shoqatave të malazezëve të shpërngulur nga Kosova.

Thaçi pasi kaloi nëpër Tuz, por pa u ndaluar të paktën për disa minuta, publikoi një status në faqen e tij të facebook-ut:

Sapo mbërriva në Mal të Zi. Falënderoj nga zemra gjithë qytetarët e Tuzit që kanë dalur për të na përshëndetur aq ngrohtësisht. HTH

Z. Thaçi gjënë kohë për shkrime në facebook duke falënderuar shqiptarët e Malësisë, por nuk e sheh të arsyeshme t’i takojë ata së paku për disa minuta. /MALESIA.ORG/

thachi koment