Formohet edhe një subjekt politik

3Mbrëmë në Ulqin u mbajt kongresi themelues i partisë së re, Lëvizjes Qendrore Shqiptare për Integrime.

Kryetari i kësaj partie politike u zgjodh mjeku nga Ulqini Isat Jakupi, ndërsa zëvendës u zgjodhën Selim Tula dhe Hajro Lika.

Dr. Jakupi është i njohur edhe më parë në skenën politike të Ulqinit. Dikur ishte këshilltar i Partisë së Prosperitetit Demokratik, pastaj anëtar i Lëvizjes për Ndryshime (Pokret za Promjene) nga e cila dha dorëheqjen. Mori pjesë edhe në zgjedhjet lokale në krye të listës së pavarur por nuk arriti ta kalojë cenuesin e votave të duhura për hyrjen në kuvendin lokal të Ulqinit. Viti 2013 e gjeti si anëtar të Partisë Socialdemokrate, nga ku poashtu dha dorëheqjen pak para zgjedhjeve lokale të 26 janarit 2014, shkruan portali Lajm.

Shqiptarët në Mal të Zi shpesh janë kritikuar për ekzistencën e një numri të tepërt të subjekteve politike, ku vetëm në zgjedhjet e fundit parlamentare, 8 subjekte apo iniciativa politike kanë marrë pjesë në katër lista të ndryshme. /MALESIA.ORG/