Një delegacion i partisë më të re shqiptare, Partia Qendrore Shqiptare për Integrime, e udhëhequr nga dr. Isat Jakupi, zhvilloi në Tiranë një takim me kryetarin e Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu.
„Ishte ky një takim vëllazëror dhe frytdhënës, sepse kemi dakorduar një sërë aktivitetesh të subjekteve tona politike. Para së gjithash pjesëmarrjen e përbashkët ndaj diasporës tonë“, tha Jakupi.
Ai tha se ka marrë përkrahje të fuqishme nga Spahiu, si dhe bindjen që Shqipëria nuk do të lejojë diskriminimin e Shqiptarëve në Mal të Zi.
„Presim që në fund të majit ose në fillim të qershorit delegacioni i këtij grupimi politik të vizitojë Ulqinin“, shtoi dr Jakupi. /MALESIA.ORG/