Fondi Humanitarë Malësia ndanë bursat

photo 2Fondi Humanitar “Malësia” me seli në New York, edhe këtij viti akademik, të njëzetin me radhë bëri ndarjen e bursave për studentët malësorë që studiojnë në Universite të ndryshme në Mal të Zi e rajon.

Veprimtaria e bashkëvendasve të nderuar që bashkohën rreth organizatës Fondi Humanitarë”Malësia” është e pashoq dhe largpamëse! Ata përkrahën e ndihmuan, jo vetëm studentët, por edhe të sëmurët, të varfërit etj!
Përkrahën luftën e Kosovës dhe çdo aktivitet me vlera kombëtare, duke filluar nga datat historike deri tek promovimet e librave në mërgim e vendlindje!

Siç është rritur numri i studentëve nga viti në vit, ashtu edhe FH Malësia ka shtuar numrin e bursave, ashtu që për këtë vit akademik, nga 105 konkurues, ata ndanë 50 bursa që kapin vlerën e 25.000 $.

Dëshira e Fondit ishte që të gjithë studnetët konkurues të marrin bursë , por që mundësia e tyre maksimale ishte kjo. Kjo argumentohet shumë lehtë, sepse vet ata nga buxheti familjarë ndajnë mjetet e familjes së tyre për të gëzuar studentët e familjarët e tyre. Zoti ua shpërbleft këtë humanizëm të palodhur!

Duhet përmendur që suma e bursave për studentët që studiojnë në Mal të Zi ishte 400$, kurse për ata që studiojnë gjetiu, pra jasht kufijëve të Malit të Zi, ishte 600$.

Ndarja e bursave u bë në qendrën informative “Malësia” në Tuz nga ish bursistë, Vera Berishaj, Afrodita Gojçaj dhe Marash Dukaj, si dhe nga kordinatori teknik Agron Betishaj.

Pothuajse të gjithë studentët fitues ishin prezent, ku në fund të ndarjes u servir një koktej modest i sponsorizuar nga vet fondi.

Verë Berishaj
Afrodita Gojçaj
Marash Dukaj

photo 1 photo 2photo 4photo 3