Marash Dukaj nga Alternativa Shqiptare emërohet drejtor gjeneral në drejtorin e arsimit të popujve pakicë dhe komuniteteve tjera nacionale pranë Ministrisë së Arsimit.
“Dua ti urojë punë të mbarë dhe suksese në detyrën e tij të re profesionale, dhe jam i bindur që me një përgjegjësi të madhe shumë shpejt do të jap rezultate në përmirësimin dhe zhvillimin e arsimit shqip në Mal të Zi. Marashi është një ndër kuadrot e reja më të përgatitur në fushën e arsimit shqip në Mal të Zi”, shkruan deputeti Nik Gjeloshaj.