Në BE kufijtë nuk do të jetë më të rëndësishëm

vasel sinishtajDeklaratat e kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës dhe homologut të tij serb Aleksandar Vucic nuk duhet marrë si nxitje për urrejtje etnike, ka thënë zyrtari i Iniciativës Qytetare Vasel Sinishtaj.

Duke komentuar deklaratën e Ramës në lidhje me bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë dhe reagimet që pasuan, Sinishtaj tha se barrierat në formën e kufijve, padyshim fshihen me afrimin te Bashkimi Evropian.

“Ashtu si e kam lexuar unë, Rama ka dhënë deklaratë se bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë e sheh përmes bashkimit me Evropën, por e vërejta edhe pjesën tjetër, atë të diskutueshme. Duhet ta kuptoni se barrierat në formë të kufijve do të zhduket kur të anëtarësohemi në BE, dhe kufijtë më nuk do të jenë të rëndësishëm”, ka thënë Sinishtaj për Analitika.

Sinishtaj tha se e habit fakti pse kaq shumë reaksione në lidhje me deklaratat, kur kemi para sysh se janë mbajtur mbledhje të përbashkëta të Qeverisë së Republikës Serbska me atë të Serbisë, por dhe asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, e për këtë askush nuk diskuton.

Ai tha se, sa i përket Malit të Zi, situata është mjaft e qëndrueshme dhe se askush-askujt nuk i kërcënon, por se asnjë kombësi në Mal të Zi nuk është e kënaqur, para së gjithash me gjendjen ekonomike.

“Nuk mund të jemi të kënaqur nëse i pensioni është 104 euro apo ndihmat sociale 64 euro. Cilat janë përfitimet sociale dhe pagat në vendet e lumtura si Zvicra apo Gjermani. Atje nuk janë të rëndësishme polemikat nacionale por se çfarë ju mund të bëni për të punuar”, tha Sinishtaj. /MALESIA.ORG/