QKI „Malësia“ Tuz njofton opinionin e gjerë, se në vijim e sipër është hartimi i PROGRAMIT TË PUNËS për vitin 2016.
Ftojmë të gjithë subjektet relevante kulturore, OJQ-të, shoqëritë kulturo artistike, artistët e pavarur dhe personat tjerë që janë të interesuar të bëhen pjesë e repertorit tonë.
Projektet, programet dhe idetë tuaja mund t`i paraqitni pranë zyrave të QKI “Malësia” ose në e-mail: kicmalesija@t-com.me deri me datën 25. gusht 2015.
Projekti duhet të dorëzohet në formë të shkruar dhe të përmbaj shkurtimisht përshkrimin, planin financiar dhe
sipas mundësive prezantim audio vizual (fotografi, audio-video incizime, katalogë etj).
Qëllimi është që publikut tonë gjatë vitit 2016 t`i ofrojmë programet dhe aktivitetet më të mira, të përzgjedhura në
bashkëpunim me të gjithë faktorët relevant kulturor të vendit tonë dhe më gjerë.
Stafi i QKI mban të drejtën e përzgjedhjes dhe seleksionimit të programeve dhe projekteve të paraqitura.
Kontakt tel. 020-875-143
QKI „Malësia“ Tuz