Futbollisti i K.F. Deçiq, Pjetër Lugjuraj, golashënuesi më i mirë i ligës së parë të Malit të Zi.
Për tetë ndeshje sa janë luajtur deri me tani në ligën e parë, Lulgjuraj ka shënuar 6 gola, dhe gjendet i pari në listën e golashënuesve.
Është interesante të përmendet se sezonin e nisi si mbrojtës i majtë, e që ndërkohë trajneri maqedonas Viktor Trenevski i ndërroi pozitën, duke e vendosur si sulmues, ku për aq kohë arriti të lë pas gjithë sulmuesit e ligës.
“Pozita ime për dy vjet ka qenë mbrojtës i majtë, dhe këtë vit ja fillova po ashtu në mbrojtje, ndërsa më pas me kaluan si sulmues i krahut te majtë. Nga 8 ndeshjet që kemi luajtur, kam shënuar 6 gola, me çrast jam golashënuesi i ligës,” shprehet Lulgjuraj për malesia.org.
Edhe pse ai është në formë të shkëlqyer, ai shprehet shumë modest, duke mbështetur suksesin e tij tek ekipi dhe trajneri.
“Normal që këtë sukses që jam duke treguar, është meritë e përbashkët e tërë ekipit dhe trajnerit”, shprehet ai.
KF Deçiq aktualisht gjendet në vendin e katërt, me 4 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje. /MALESIA.ORG/