Anamalasi krenari e komunitetit shqiptaro amerikan

rici-lukaj-anamalasiShkruan Esad Gjonbalaj

Mërgata e shqiptareve të Amerikës ka pasur valë dhe periudha të ndryshme të migrimit varësisht nga rrethanat dhe ndodhitë që kanë përciellur fatin e trojeve shqiptare në gadishullin Ballkanik .

Gjashtë dekadave të fundit në SHBA- kanë ardhur valë të shumta të emigrantëve nga trojet dhe trevat shqiptare. Këto ikje apo shpërngulje kanë qen edhe pjesë e strategjive afatgjata të koordinuara dhe zbatuara me metoda më perfide si në kohen e krijesës te quajtur Jugosllavisë por që vazhdojnë edhe sot, metoda këto që kanë rezultuar me zbrazjen e vendbanimeve të banuara me shqiptar autokton. Plaga e rënd e mërgimit apo boshatisjes së vendlindjeve është një ndër brengat dhe shqetësimet që rendojnë rënd edhe vetë ekzistencën dhe mbijetesën e qenies shqiptare në trojet e tyre stërgjyshore në Mal te Zi .

SHBA-at si vend i mundshëm i realizimit të ëndrrave jetësore ne formë shprehje apo realitet që përdoret në komunikimin e përditshëm në mërgatën tonë në shumë raste ka rezultuar qe që po nga ky komuniteti i jonë shqiptaro amerikan të dalin figura dhe personalitete të suksesshëm që me të arriturat tyre i kanë bërë nder atdheut dhe kombit.

Në komunitetin tonë kemi bashkëkombës të suksesshëm në sfera të shumta të jetës, suksesi i tyre është edhe sukses i të gjithëve sepse te qenurit i suksesshëm ne vendin më të prosperuar në botë siç janë SHBA-at është sukses mbi suksese dhe kulminacion i te arriturave jetësore . Komuniteti shqiptaro amerikan është dalluar gjithmonë nga diaspora e madhe shqiptare në botë sepse ky komunitet i suksesshëm gjithnjë ka qenë në shërbim të interesave kombëtare. Personazhi i shkrimit tonë është zt Richard Lukaj me orgjinë nga fshati Ana e Malit, komuna e Ulqinit, një rrëfim i suksesit të ëndrrës amerikane ku një i ri anamalas i ardhur në SHBA që në moshë të re, të arrij majat e suksesit jetësor të marr shkollim superior duke diplomuar NYU Universety dhe që me suksesin e tije të mburremi që të gjithë ne si komunitet i tërë .

Sot zt Lukaj e kemi bashkëpronar dhe udhëheqës në korporata të fuqishme të transaksioneve financiare në SHBA, themelues i bankës Bank Street Holdings LLC , po ashtu zt. Lukaj ishte një drejtor i lartë menaxhues në Bear, Stearns & Co Inc, gjatë karrierës së tij, zoti Lukaj ka ekzekutuar mbi 200 transaksione qe tejkalojnë vlerën $100 miliardëve .

Richard Llukaj është bashkëvendasi i jonë që me të arriturat e tije na ka bërë që komuniteti i jonë shqiptaro amerikan të ketë qasje në instancat më të larta të politikes amerikane. Ne rezidencën private te zotriut Lukaj shpesh janë mysafir senator dhe kongresist të shumët me ndikim të fuqishëm në politikë bërjen amerikane.

Po në rezidencën e zt.Richard Llukaj para pak kohëve ishte edhe nënkryetari i SHBA-ve Joseph Biden. Është shumë domethënës dhe me vlerë të veçantë kur në shtëpinë një shqiptarit tonë të frekuentojnë politikan të shtetit mik të shqiptarëve siç janë SHBA-at, shtet që bën politiken botërore. Angazhimi i zt. Richardit dhe kolegëve te tij ka bërë të mundur që gjatë këtë vit për her të par Senati amerikan të mbaj seancë të posaçme për Çamërinë ku zoti Lukaj është një nga mbështetësit e fuqishëm të kësaj çështjeje ne institucionet amerikane.

Për zt Richard Llukaj dhe të arriturat e tij mburret edhe Shqipëria, ku në vizitën e tij të fundit presidenti Bujar Nishani e nderoj zt Lukaj me çmimin e lart të shtetit shqiptar Urdhri Nderi i Kombit për te arritura dhe kontribut për çështje kombëtare.

Po ashtu Richard Llukaj është i përkushtuar qe përpos çështjes kombëtare të mos harroj bashkëkombësit e tije nën Mal të Zi duke shprehur gjithnjë interesim dhe përkushtim për ta përdorur ndikimin dhe potencialin e tije në të mirë të çështjes duke bashkërenduar dhe bashkëvepruar me shoqatat tona në te mirë të interesave nacionale të shqiptarëve nën Malin e Zi.