Shqipëria fiton një pikë të madhe ndaj Danimarkës

kombetarja ne danimarkeKombëtarja e Shqipërisë ka arritur të marr një pikë shumë të rëndësishme si mysafirë Danimarkës.

Kombëtarja e Shqipërisë tani mund të ëndërroi për një kualifikim të mundshëm drejt Evropianit që mbahet në Francë, pasi kanë arrit me marr një pikë shumë të rëndësishme si mysafirë i Danimarkës, në ndeshjen që përfundoi pa gola 0:0.

Në pjesën e parë ishin lojtarët e Kombëtares që rrezikuan shumë kur pas një harkimi të Lenjanit, ishte Cikalleshi ai që me kokë për pak sa nuk e befasoi portierin Schmeichel.

Në vazhdim ishte sërish Shqipëria që rrezikoi. Së pari Gashi me një gjuajtje nga distanca dhe më pas një superaksion sërish i filluar nga Gashi, e gjeti Lenjanin i cili për pak nuk e kaloi në epërsi Shqipërinë.

Në pjesën e dytë, Shqipëria tregohej vigjilenti duke u munduar të ruaj këtë rezultat.

Madje ishin shumë afër të pësonin gol mirëpo portieri Etrit Berisha dhe kapiteni Lorik Cana u treguan heronj për Kombëtaren tonë.

Shqipëria mund t’i merrte në këtë ndeshje tri pikët nëse Odise Roshi nuk do të ishte treguar vetjak në minutat e fundit të ndeshjes.

Pas këtij barazimi, Shqipëria mbetet në vendin e tretë me 11 pikë, aq sa ka edhe Danimarka që gjendet në pozitën e dytë, por Shqipëria ka një ndeshje më pak të zhvilluar atë kundër Portugalisë.