Mbrëmje Gala për Presidentin e A.A.C.L., Hon. Joseph J. DioGuardin në Detroit

 

Diogardi - DetroitRochester Hills, MI. Me date 20 Tetor 2015 në Qendrën e Komunitetit Shqiptar te Shën Palit, ne Rochester Hills Michigan, siç ishte njoftuar më pare, u celebrua 25-Vjetori i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, 75-Vjetori i Lindjes së Liderit të saj, ish-Kongresmenit me origjinë shqiptare, të njohurit Hon. Jozeph J. DioGuardi dhe 65-Vjetori i Linjdes se bashkëshortes e bashkepunetores së tij, zonjes Shirley C. DioGuardi.

Mbrëmjen e moderoi aktivisti Anton Lajçaj, ndërsa programi kulturor-artistik ishte pergatitutr nga artisti i njohur Fran Gjoka, “Kalores i Paqes”. Pjesmarresit ne kete Mbremje Gala e nderoi me pjesmarrjen e saj zonja Floreta Luli-Faber, Ambasadore e Republikes se Shqiperise ne Shtetet e Bashkuara.

DioGuardi dhe çeshtja shqiptare në isntancat më të larta Amerikane

Mbas bekimit te darkes nga Famullitari i “Our Lady of Albanians, Dom Ndue Gjergji, në përshëndetjen e tij Famullitari i “St. Paul Albanian”, Dom Fred Kalaj theksoi të qënit shqiptar të DioGuardit, si I vetmi personalitet më origjinë shqiptare që ngjiti shkallët e Kongresit Amerikan. Të parët e tij para 500 vjetesh, nenvizoi Dom Fred Kalaj, ishin ushtarët e Gjergj Kastriotit për 25 vjet. Babai i Hon. DioGuardit emigroi në Shtetet e bashkuara, përkatësisht në New York, si miliona të tjerë për një jetë më të mirë. Ne te paktat gjera qe kishte mundur te binte me vehte ishte edhe shqipja arbereshe e prinderve dhe paraardhesve te tij. Perpjekjet e tij dhe te Kongresmenit Lantosh per hapjen e Shqiperise Post-Diktatoriale nen Presidentin Komunist Ramiz Alija. Hon. DioGuardi dhe Kongresmeni Lantosh i vunë kusht Alise që të lironte të burgosurit politik, ne shkembim te takimit me te. “Nga kjo përfitoi dhe vëllau im, i burgosur i mendimit” nenvizoi Dom Fred Kalaj pa e fshehur emocionin.

Salla shpertheu ne duartrokitje. Ishte vërtetë një moment prekës sjellja e këtij fakti, per punen vigane te Hon. DioGuardit per Atdheun e te pareve.

Aktivisti dhe njekohesisht Anetar i Bordit te Drejtoreve te A.A.C.L, Marash Nucullaj, dhe Kryetar Deges se A.A.C.L. Michigan, në cilësinë e folësit të rastit, bëri një biorgrafi të shkurtër të Organizates dhe te krijuesit te saj Hon. DioGuardi, duke nevizuar punen e Liges ne te mire te Atdheut e shqiptarëve kudo në botë.

Hon. DioGuardi në përshëndetjen e tij vuri theksin e të qënit gjak shqiptari dhe krenarinë që kishte për këtë. Ne fjalen e tij nenvizoi perpjekjet qe jane bere e duhet te behen ne njohjen e Shqipërisë dhe Kosovës, njohjen e pakicave shqiptare në Greqi dhe Mal të Zi dhe evidentoi cenimin e vazhdueshëm të të drejtave të tyre ne keto treva.

“Impenjimi im në dy mandatet e mija në Kongresin, u përqëndruar më së shumti në informimin e anetareve te Kongresit, sa të ishte e mundur e më shumë, me njohjen e Shqiperise e te Kosoves dhe problemet etnike dhe te demokratizimit… Nga 435 anetare te kongresit, jo me shume se 12 kishin dijeni apo e njihnin Kosovën, e Shqipërinë fare pak e njihnin gjithashtu”,- tha Hon. DioGuardi.

Debatet e tij me drejtues të Kongresit dhe instancave të tjera të larta të Amerikës, rrihnin vetëm në një drejtim: “Informimi per izolimin komunist te Shqipërisë, cënimit të te drejtave të njeriut në mënyrë sistematike, mungesave ekonomike të pashembullta, por më e rëndësishmja të mungesës së lirisë së fjalës dhe mendimit. Kush tjetër më mirë se DioGuardi mund ta sensibilizonte opinion amerikan për çeshtjen shqiptare?!

Edhe pse sot, mbas më shumë se 30 vjetësh shfaqet ndonjëri me unin e tij për t’u dukur, se na paska bërë namin për çeshtjen shqiptare (një alter ego negative e njohur tek shqiptarët), kurrë nuk mund të bënte as nuk ka bërë sa Hon. DioGuardi!

Ata do ta kishin bërë, por atëherë u mungonte orientimi i saktë , duke u luhatur në paradokset e momenteve, pa gjykuar se çdo te sillte e nesermja. Prototipa të tillë shkojnë aq larg, sa bëhën qesharak me deklarata tipike komuniste, duke kerkuar me cdo kusht Lidershipin e Diaspores !, duke bere deklarata ne media se pa kontributin e tyre Shqiperia nuk do te lirohej nga prangat e Diktatures e Kosova nuk do te realizonte Pavarsine e saj ! Sa patetike jane keto “lider”… Ne takim ato qendruan te heshtur si muri perballe “vullkanit” DioGuardi…e dinin qe nuk ishte moment i tyre per tu hapur.

Deklarat e Millosheviçi në Gjyqin e Hagës

Deklarata e Millosheviçit në Gjyqin e Hagës është një nga faktet tjeter domethënes per punën vigane që ka bërë Hon. DioGuardi ne krye te Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane, ne kuadrin e Luftes se Aleances Atlantike për Pavarësinë e Kosovës. “DioGuardi dhe Liga e tij kanë dëmtuar shumë Jugosllavinë time” deklaronte Milloshevic ne Hage…!

Kush nuk do e deshironte një lobim “DioGuardian”…? Efekt i këtij Lobimi ishte mbështetja e ish-Kongresmenit nga shqiptarët kudo ne bote, që e kishin kuptuar prej vitesh se ç’do të thotë të kesh një mik të këtij rangu që di ku ta adresoj çeshtjen shqiptare, qe prej dekadash po zvarritej, e kufizuar vetëm nëpër demostrata pacifiste pa peshe e me ndikim te paket ne politiken e Kancelarive te fuqive te medha e ne opinionin mediatik boteror, . Hon. DioGuardi do te perdorete autoritetin e mandatin e tij në Mal të Zi, në takime të nivelit të lartë për të drejtat e shqiptarëve, do të udhetonte në Kosovë e Maqedoni per ti pare me syte e tij gjendjen e popullsise autoktone shqiptare, do të trokiste kudo edhe për Çamërinë për të kërkuar autoriteteve Helene njohjen e pronave që shteti Grek ju a sekuestroi me forcen e armeve duke I shnderruar ne rrefugjate te perjetshem.

Gjenza shqiptare te arbëreshët

Nje leter e mberritur nga At Antonio Belushi, arbereshi I mirenjohur edhe per komunitetin tone qe lufton cdo dite per te mbajtur ndezur ne zemrat e Arberesheve shqiptarizmin dhe atdhedashurine, e lexuar nga Dom Fred Kalaj, preku te pranishmin me fjalet e ngrohta e mirenjohjen per aktivistin e madh te qeshtjes Kombit Shqiptar, Hon. DioGuardit. “Të qënit shqiptar do të thotë të bësh për shqiptarët, të pamunduren e mundshme”. Perveç letres prekëse At Belushi i kishte dedikuar nje poezi Hon. DioGuardit.

Hon. DioGuardi sjell për te pranishmit shumë kujtime nga festat shqiptare të arbëreshëve dhe kujtonte largësinë që i ndan nga mëmëdheu i gjyshërve të tyre, sjell në kujtesë toponime që shqiptarët e kohës së Gjergj Kastriotit i kishin bartur me vete, e qe vazhdonin ruheshin me fanatizen e te perdoreshin deri ne ditet tona, pa u asimiluar nga gjuha dhe kultura italiane e pasur Italiane. Kalatë e kujtesës i kanë marrë në me vehte, pa i lënë askund…, por një Shqipëri e fortë dhe e bashkuar do t’i bëntë dhe ato vende ku zunë arbëreshët e sotëm me shumë shqiptare, edhe pse ishin dhe janë shqiptare.

Katunde të tëra, kanë emertesat dhe simbolet e tyre që lidhen me kohën kur emigruan. Kastrioti dhe shqiponja janë përherë të pranishme në gëzimet dhe fatkeqësitë e tyre.

Një aktivitet model që duhet përshëndetur

Ambasadorja e Republikes se Shqipërisë, zonja Floreta Luli-Faber, vleresoi punën e bërë nga çifti DioGuardi në Lobimin në dobi të qeshtjes shqiptare, por edhe në konsolidimin dhe ruajtjen e komunitetit si një tërsi e pandarë, si për Kosovën, e luften politike kunder diktatures per themelimin e një rendi të ri demokratik.

Ajo, ndër të tjera vuri në dukje dhe projektet e të ardhmes që ka qeveria shqiptare për një Meting per Diasporen në Tiranë, pranverën e ardhshme. Detajet e së cilës do mësohet në të ardhmen.

Dom Ndue Gjergji, Famullitari i “Our Lady of Albanians” në Southfield, Michigan ne pershendetjen e tij te shkurte beri thirrje për bashkim e bashkëpunim të të gjithë faktorit shqiptar, brenda dhe jashtë Atdheut, në të mirë të çeshtjes së përbashkët dhe bashkimit të trojeve shqiptare.

Moderatori zoti Anton Lajçaj lexoj përshëndetjen e ardhur nga perfaqesija e komunitetit te Teqes Bektashjane edhe pse Kryetari i Këshillit të Teqes, zoti Ekrem Bardha dhe perfaqesi e Teqes ishin te pranishem.

Drejtori Gani Vila, pas projektimit te një dokumentari te pregatitur nga “Albanian Television of America” për jetën dhe veprimtarinë patriotike te Hon. DioGuardit, i akordoi ne emer te entit qe ai drejton Mirenjohjen “Thank You”, titull i një programi qe ky TV ka prej vitesh.

Shoqatës “Kosova”, nepermjet aktivistes zonjes Marqe Domgjoni i dhuruan Hon. Dioguardit nje Pllake Mirenjohjeje me një dedikim që vlereson gjithë ç’ka bërë ky kollos shqiptar për bashke kombasit e tij.

Intelektuali Faton Beqiri, në emër të mysafireve te ardhur enkas nga New Yorku e Chikago, një aktivist i njohur i kësaj Lige, do të theksonte se punë të reja e presin këtë Ligë në të ardhmen, me objektiva te reje per situatat e reja qe po kalojme.

Nenvizoj (shenim i autorit) qe ky Aktivitet ishte i pari dhe i vetmi që i shpëtoi shoqatizmit, politizimir, cifligarizimit e fjalimeve pafund , korr e mos lidh, edhe pse në sallë ishin afro 500 të pranishëm.

Pjesën kulturore e drejtoi këngëtari dhe aktivisti i Ligës, i mirënjohuri Fran Gjoka, ku sëbashku me artistë të tjerë të njohur në komunitetin e artistëvë shqiptar në Amerikë, argëtuan të pranishmit deri pas mesnatës. Këngëtari Gëzim Nika, një zë i veçantë i muzikës shqiptare , solli para të pranishmëve një cikël me këngë patriotike, aq sa u duratrokiten dhe u kënduan sëbashku.

Hyrja e Falmujve nga një grup të rinjësh dhe hymnet i paraprinë si përherë këti aktiviteti mbresëlënës, ku më shumë finesë drejtoi grupin e valleve e njohura Joli Paparisto.

Pjetër Jaku
Botues i Revistes Periodike “Kuvendi”

Foto: Paul Palushi
Foto: Paul Palushi