Anija malazeze dhe italiane hetohen për ndotjen e ujërave shqiptare

ndotja durres vaji

Ndotje e qëllimshme e ujërave shqiptare?

Identifikohen dy anije, që mund të kenë hedhur në ujërat shqiptare disa tonelata të vajit të djegur të motorrëve.

ABC News raporton se kapiteneria e Portit të Durrësit verifikoi lëvizjen e anijeve në ujërat shqiptare dhe përgatiti një raport për policinë.

Mendohet se kur u derdhën lëndët helmuese, pranë bregdetit shqiptar po kalonin një anije italiane që transportonte hidrokarbure dhe një tjetër, e ankoruar në portin e Malit të Zi.

Hetuesit dyshojnë se njëra prej këtyre dy anijeve, derdhi disa milje larg bregut, tonelata të vajit të djegur të motorëve.

ABC News raporton se prokuroria ka dy teori për të cilat po dyshohet. E para është ndotja e qëllimshme e ujërave shqiptare, ndërsa pista e dytë është një veprim i ndërgjegjshëm i ekuipazhit, për të mos paguar tarifën e shkarkimit të vajit të djegur të motorrëve, në depozitat e portit.

Drejtori i përgjithshëm i Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Julian Beqiri, shprehet se ndotja me hidrokarbure është shumë e lartë, çka për shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin është diçka alarmante. /BW/MALESIA.ORG/