Ulqin, 15.11.2015 – Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Ulqinit, njëkohësisht kryetarë i Partisë Demokratike, Fatmir Gjekës, sonte në Ulqin u zhvillua takimi në mes përfaqësuesve të subjekteve politike shqiptare. Në këtë takim u bisedua rreth nevojës së përpilimit të një platforme të përbashkët.
Në takim përveç Gjekës të pranishëm ishin edhe lideri i Unionit Demokratik të Shqiptarëve Mehmet Zenka, ai i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi Mehmet Bardhi, Iniciativës Qytetare – Tuz Vasel Sinishtaj, Lëvizjes Qytetare “Perspektiva” Amir Hollaj dhe Alternativës Shqiptare Gjergj Camaj.
Jozyrtarisht mësojmë se bashkëbiseduesit janë pajtuar në përpilimin e përbashkët të një platforme politike.
Forca e Re Demokratike nuk mori pjesë në këtë takim, ndërsa pjesëmarrësit ftuan
Pjesëmarrësit njëkohësisht kanë ftuar Forcën, e cila nuk mori pjesë në këtë takim, të ju bashkëngjitet. /MALESIA.ORG/