Inaugurohet shtatorja e Dedë Gjon Lulit në Tiranë (e plotësuar)

dede gjon luli shtatorja tiraneTiranë, 27.11.2015 – Heroi Dedë Gjon Luli është nderuar sot me një shtatore në qendër të Tiranës, në afërsi të Muzeut Historik Kombëtar. Përurimi i shtatores të Heroit të Malësisë së Madhe, patriotit që ngriti flamurin shqiptar në Malësinë e Madhe në vitin 1911 për të parën herë pas Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, duke paraprirë pavarësisë, u zhvillua me një ceremoni të organizuar nën kujdesin e Presidentit te Republikës  dhe Bashkise  së kryeqytetit.

Të pranishëm në aktivitet, ishin Kryetari i Këshillit të bashkisë së Tiranës, Aldrin Dalipi, Kryetarja e Këshillit të qarkut të Shkodrës, Greta Bardeli, deputeti Gjok Uldedaj dhe përfaqësues nga komuniteti  shqiptar në Miçigan, personalitete nga jeta publikë në vend.

Në fjalën e tij, Aldrin Dalipi tha se, “Tirana nuk i harron heronjtë e saj, ajo përpiqet gjithnjë ti lartësoje ata.

Duke falënderuar  Këshillin Bashkiak që në unanimitet miratoi vendosjen e kësaj shtatoreje, Dalipi tha se ”Dedë Gjon Luli është heroi i cili me përpjekjet e tij na mbajti të bashkuar, na dha forcë për të reaguar, duke ndërmarrë dhe kryengritjen e Malësisë së Madhe. Shtatorja e heroit  Dedë Gjon  Lulit është simbolikë e mbrojtjes së territorit tonë, tha ai .

Gjok Uldedaj u shpreh se kjo vepër e heroit Dedë Gjon Lulit, është një simbolikë e rëndësishme për malësorët e veriut të vendit tonë. “Ai ishte një figurë emblematike, flamurtari i parë i Shqipërisë së Madhe. Dedë Gjon Luli ishte personi, që realizoi kryengritjen e parë pas Lidhjes së Prizrenit, duke u kthyer në nismëtar të pavarësisë së vendit tonë. Dedë Gjon Luli është krenaria e maleve dhe më gjerë. Ai tashmë falë Bashkisë Tiranë, Presidencës dhe punës së palodhur të skulptorëve që angazhuan në këtë projekt nderohet në qendër të Tiranës, ku të gjithë do të prekin lartësinë e këtij heroi legjendar të historisë së Shqipërisë”, tha Gjok Uldedaj.

Në emër të shoqatave Atdhetare “Malësia e Madhe” në Michigan dhe New York, Pashko Gjokaj, duke theksuar Presidentin Bujar Nishani, falënderoi autoritet e shtetit shqiptar për gatishmërinë e tyre në realizimin e shtatores së Dedë Gjon Lulit.

“Dua t’ju perëndeshës dhe t’ju falënderoj të gjithëve që po merrni pjese ne këtë tubim madhështor, me rastin e përkujtimit të 100 vjetorit, kure armiqët tonë shekullorë, serbo-malazez vranë prijësin e Maleve, birin e madh të kombit tonë, Dede Gjon Lulin, para shtatores së cilit me krenari po përkulemi sot,” tha ai.

Ai apeloi tek dy shtetet shqiptare që të kthejnë vëmendjen nga populli shqiptar në Mal të Zi.

“Të nderuar të pranishëm, sot kemi një ditë solemne, sepse përkulemi me krenari para veprës dhe shtatores së Heroit Dedë Gjon Luli, por kjo ditë, medoemos që na bën të reflektojmë, të mendojmë për atë popull që vazhdon të jetojë me vuajtje dhe sakrifica, në trojet e Dedës, i diskriminuar dhe pa të drejta njerëzore e kombëtare,” tha Gjokaj.

Pas inaugurimit të shtatores, në sallën e Muzeut Historik Kombëtar u zhvillua Simpozium Historik me temën “Dedë Gjon Luli dhe Malësia e Madhe në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare”, për t‘u pasuar me një Koncert Folklorik nga shoqatat kulturo-artistike nga Malësia.

Kjo ditë historike përfundoi me ceremoninë e nderimit të Dedë Gjon Lulit me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”. /BW/MALESIA.ORG/

Kjo është iniciativa për ngritjen e shtatores së Dedë Gjon Lulit në Tiranë, e dërguar institucioneve të shtetit shqiptarë, më 8 maj 2012. Hape këtu: http://www.malesia.org/2012/05/diaspora-shqiptare-ne-amerike-kerkon-ngritjen-e-nje-monumenti-per-dede-gjon-lulin-ne-shtetin-ame/#.Vlr4eHarTIV


12289766_429225903952760_3201382957459560433_n
image 12308835_942252285823669_8319284539773941674_n

IMG_0851
12311113_1218601908156945_6661569335030448279_n
IMG_0827
12274558_952243798163347_7537347152483334976_n