Parlamenti malazez sot diskuton rreth statusit të ardhshëm të Tuzit-Malësisë

gjeloshaj-nimanbeguDiskutohet për status të ri, por jo për Komunë si të gjitha komunat tjera!

Në Parlamentin e Malit të Zi do të diskutohen sot një sërë ligjesh që parashohin që Tuzit-Malësisë të i japin statusin e Komunës në kuadër të Podgoricës.

Me ndryshimin e Ligjit për organizim territorial, Ligjit për kryeqytet dhe Ligjit për vetëqeverisje lokale, parashihet krijimi i komunave të reja me territor, buxhet dhe kompetenca te veta, por gjithnjë nën juridiksion të Kryeqytetit.

Sipas këtyre propozim-ligjeve, qytetarët e Tuzit-Malësisë në zgjedhjet lokale kanë te drejtë të votës për Kuvendin lokal dhe të kryeqytetit.

Propozim-ligjet janë propozuar nga deputetët e DPS-së, Partisë boshnjake, ndërsa përkrahje kanë paralajmëruar edhe deputetët e SDP-së.

Deputetët e Frontit Demokratik dhe ata të Malit të Zi Pozitiv kanë njoftuar se nuk do të përkrahin. /MALESIA.ORG/