Për deputetin Gegaj, komuna nën Podgoricë është zgjedhja më e mirë

Nikolla GegajKomuna e Tuzit në kuadër të kryeqytetit është zgjedhja më e mirë, tha deputeti i DPS-së, Nikollë Gegaj.

Deputeti Gegaj është shprehur për gazetën Pobjeda se për DPS-në, partnerët e koalicionit qeverisës në Tuz por edhe një pjesë të opozitës, komuna në kuadër të kryeqytetit është e pranueshme dhe është zgjedhja më e mirë.

Sipas tij, statusi i ri do të ketë përparësi sepse votuesit e Malësisë do të kenë votën e dyfishtë, që do t’ju mundësoj qytetarëve të votojnë për listën në Tuz dhe për atë të Podgoricës.

Ndërkaq Gegaj deri me tani nuk ka sqaruar pse Malësisë i mohohet komuna ashtu si të gjitha komunat tjera në Mal të Zi.
Si një e drejtë themelore, qytetarët e Malësisë vazhdimisht kanë kërkuar Komunë, as më pak, dhe as më shumë se komunat tjera, kërkesë kjo e cila është premtuar edhe nga DPS-ja, por që në fakt ka mbetur e zbraztë. /MALESIA.ORG/