Cungu apo Gjeka? DPS, kush të japë më shumë! pj. 2

Cungu - GjekaDy partitë kryesore të cilat kishin shumicën në Ulqin, partitë shqiptare Forca e Re Demokratike dhe Partia Demokratike, në bisedime me DPS-në për ta futë në vetëqeverisjen lokale të Ulqinit.
DPS-ja pret cila të japin ofertën më të mirë!


Pas takimit të së hënës në mes të Forcës dhe DPS-së, sot kanë vazhduar bisedimet në Podgoricë rreth rikompozimit të pushtetit lokal në Ulqin, në mes të Partisë Demokratike të Fatmir Gjekës dhe DPS-së së Milo Djukanovic.

DPS-ja në këto bisedime u kryesua nga zëvendës kryetari Dusko Markovic, ndërsa koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit”, u kryesua nga lideri i Partisë Demokratike Fatmir Gjeka, raporton portali UL-info.

Siç njofton ky portal, pjesëmarrësit e negociatave nga të dy anët janë të kënaqur me qasjen e shprehur për tejkalimin e kësaj situate në Ulqin.

Për negociatat e sotme, si dhe për ato që janë zhvilluar të hënën me drejtuesit e Forcës, më 14 dhjetor do të njoftohen anëtarët e Kryesisë së DPS-së, kur dhe pritët të sillet vendimi nëse DPS-ja do të pranojë Forcën apo Partinë Demokratike për partner në Komunën e Ulqinit.

Pjesë e koalicionit të Gjekës janë edhe Mehmet Bardhi nga Lidhja Demokratike dhe Amir Hollaj nga Lëvizja Perspektiva.

Tashmë është e qartë se këto dy parti shqiptare nuk duan bashkë, por ende nuk dihet se cilën nga ato do ta zgjidhin DPS-ja për të bashkë-qeverisur Ulqinin.

Shefi i DPS-së së Ulqinit Loro Nrekiq, për gazetën Pobjeda tha: “Koalicioni i Fatmir Gjekës na ofroi vendin e kryetarit, ndërsa Forca vendin e kryetarit të Kuvendit komunal”.

Nrekiq më herët kishte thënë se ata do të formojnë qeverisjen lokale të Ulqinit me “ata që do të japin më shumë”. /MALESIA.ORG/