Kryetari i Komunës së Ulqinit, njëkohësisht kryetarë i Partisë Demokratike, Fatmir Gjeka, në emisionin në gjuhën shqipe të Radiotelevizionit të Malit të Zi, Mozaiku 60, ka pranuar se i ka ofruar DPS-së së Milo Djukanovic vendin e kryetarit të komunës, shkruan lajm.me.
Rreth ri-kompozimit të pushtetit lokal të Ulqinit, DPS gjatë javës së kaluar pati takime me PD-në e Gjekës si dhe me Forcën e Cungut.
Nga takimi me Forcën, jozyrtarisht mësuam se ajo DPS-së i kishte ofruar vendin e kryetarit të Kuvendit lokal. Ndërkaq DPS-ja pritet që këto ditë të dalin me qëndrimin e sajë rreth asaj se më cilën nga këto dy subjekte do të formojnë shumicën e re.
Forca dhe PD-ja, si dy partitë më të mëdha shqiptare të cilat kishin formuar shumicën në Kuvendin e Ulqinit, muajt e fundit e futën koalicionin në krizë politike, të cilën tashmë presin të ua zgjedhin DPS-ja e Djukanovic-it. /MALESIA.ORG/