Urime Vitin e Ri 2016

2016 Calender on the red cubes

Gjithë qytetarëve të Malësisë dhe gjithë shqiptarëve kudo gjinden në botë, Urime Vitin e Ri 2015.

Për ne qytetarët e Malësisë edhe viti që po lejmë pas, ashtu si dhe vitet e mëparshme, ishte vit me shumë dështime e me pak arritje. Me shumë çështje të pazgjedhura, probleme të vjetra e të reja, në mungesë të bashkëpunimit e unifikimit për çështjet tona madhore njerëzore e kombëtare. Edhe një vit i lëkundjeve politike, sociale e ekonomike, pa Komunë si një ndër të drejtat themelore qytetare, papunësi e përballje me asimilimin.

Me shpresë se Viti 2016 do të dallohet për hapa pozitiv në të gjitha segmentet e jetës shoqërore, kombëtare e politike, me më shumë mirëkuptim e tolerancë për njëri-tjetrin, bashkëpunim e unifikim si në rrethin shoqëror edhe në atë politik. Le të jetë ky një vit i ndërgjegjësimit të shoqërisë dhe subjekteve politike shqiptare dhe liderëve të tyre, i unifikimit për të mirën e vendit dhe popullit të vet, duke punuar për vendin e popullin më shumë, kurse më pak për interesat partiake e personale.

Shëndeti, fati e mbarësia qofshin gjithmonë pranë.
Gëzuar 2016.