Pëllëmba e tokës nuk është si krozha e groshës

zef pergegaNga Zef Pergega

nje ciban qe rrjedh qelb ne mushkerite e plagosura te Kosoves eshte asosacioni i komunave serbe!

Nje dite vjeshtje ne troturet e shtruara te Prishtines, gjethet e verdha te pemeve te pashendetshme, nga se nga rrenja ende nuk ka ngordhur krimi brejtes serb, shpupurisnin hapat e pavemenshem te kalimtareve te kryeqytetit. Gjethet here ngriheshin e here perdridheshin nga nje ere e lehte ne trupa njerezish si per tu thene atyre se, dikur ishin te jeshillta dhe falnin orkigjenin e paster per ti ruajtuar ata nga myku politik. Gjethet me indiferencen e tyre, te cilat as qe e canin koken qe dikush i shkelte ne thember te autotitetit. Me dukej se edhe mua ma terhiqnin zvarre ne menyre kriminale policeske imagjinaten time, qe po perpiqesha qe me cdo kusht ta ruaja nga zgjenjimet e castit qe shpesh te tundojne.

Plakat e trotuareve ishin shtruar si me lluster nga nje firme serbe. Serbi ishte kthyer ne Kosove dhe politika per te nxjerre perfitime ne reklamen e saj i kishte dhene nje tender dhe mjete per tu bere biznesmen, pa e ditur se nje dite ai do te jete pronari i saj dhe kalimtaret u duhet te paguajne edhe pse shkelin ne token e tyre etnike. Paruallat etnike autoktone do te zventnohen e do te zverdhen nje dite shume shpejt dhe vendin do ta zere gjethja e verdhe e poetofolit..

E mbajta hapin tim ngadale-ngadale . Nje renkim sa vinte e dilte nga dheu. Me dukej si ze njeriu qe e kane varrosur te gjalle. A thua pllakat e bulevardit te Prishtines jane mbi gjakun e deshmoreve dhe aty zeri i gjakut te tyre eshte i mbytur?! E kam veshtire te ia drejtoi kete pytje ndonje kalimtari se ashtu te corjentuar nga tymi i demave te politikes mund te marresh me te pakten ndonje fyerje. Po kureshtja e don si gjithmone nje pergjigje!

Ne njeren ane lluksi i modave perendimore, firmave te huaja e buzeqeshja e vellezerve turq, qe kane zbarkuar si dikur jeniqeret ne bregun tone. Asht e pamundur ose e veshtire te hyjne mallra origjinale nga Amerika, apo vendet e qyteteruara. Ja i pashe edhe dyqanet e medha te gjitha me mallrat e falsifikuara. Madje pashe edhe nje dyqan me firma amerikane. E mora stampen e nje bluze ta krahasoi me stamen e bluzes time. Si dy sy qe njeri shikon drejt e tjeri vrenger!

Nga larg me behej se vinte i vobekte zeri i nje kenge rruge. Ec drejt saj ajo vinte sa me shume e me tingellonte ne vesh si nje shkop i rende e nje daulleje te shpuar. Kisha mberritur prane nje kazani plehrash. Mu kujtua nje foto ne internet se si drekosen sot qeveritaret e Kosoves me nderkombetaret dhe si jetojne te verferit e qytetit qe jetojne nen nje diell qe njera pale laget ne shi e pales tjeter ia mbajne cadren me pagese. Mundohem ti kuptoj vargjet qe kendon lypsi i qytetit nje plak i lene ne leckat e harreses dhe uji i dikurshme kishte lene disa varra te zeza ne lekuren e tij te palare. Ne krozhen e tij te vogel kalimtaret ne te radhe leshoni ndonje kacidhe. Nuk shquhem per bujar i madh, por nxora nga portofoli nje kartmonedhe 20 dollareshe dhe e hodha ne krozhe. Ai me pa me sy miklimi dhe me dy pika lot me shprehu mirenjohjen. Dhe e kendoj perseri kengen:

Dallavere moj dallavere

A po del noj here ne pernxhere

Po qe besa jam lart sa nji minare

E kam me ju qit fare!

Aty mbi disa kartona amballazhi e kishte ngritur strehen e tij, jo larg pallatit te qelte te qeverise nga ku shtellunga shtellunga dilte tymi nga parlamenti, por xhamat zais te makinave te shtrenjta dhe xhelin e llakun e bodigardeve nuk e shqetesonte.

Eci edhe une bulevardit ne nje drejtim te pakuptuar ashtu si tymi i gladiatoreve te politikes. Tek nje kazan tjeter shikoj nje lyps tjeter. Ndalem dhe pikellohem. Ne xhaketen e tij stema e UCK-se. Edhe pse kisha botuar librin “Zeri im Prishtine” Zeri nuk e di pse mu tha zani im, kur e pashe kete njeri ne kete gjendje te mjere. A thua vetem kombi im i kthen heronjte ne mjerane rrugash?!

E kishim mberthyer shikimin qe te dy ne nje pike. “I kahit je?!- me pyeti. “Jam shqiptar i merguem nga se dikush me theri ne zemer fjalen e lire?!- i thashe. “Plaga me dhemb shume!”

Po mundohesha ta kujtoi marshin e UCK-se, por ne ato momente me ishte bllokuar nje nje mall i paligjshem ne dogane. Nxora nga portofoli dhe i hodha ne krozhe nje kartmonedhe 20 dollareshe. E pashe se i erdhi bujari po nuk mund ti qeshnin syte. Ai mermeriti neper dhembe marshin e UCK-se, i cili perzihej si nje zhvor ne lavatrice me marshin e varferise.

Eca perseri ne drejtim qe nuk doja ta dija. Ne nje dyqan kasetash degjoj kenge patriotike. Munda te shkepus nga zhurmat dhe indiferenca e njerezve keto vargje. Them se nuk kishte me interes te degjonte kengen e lirise apo kenge te ketij lloji. Kishin dale jashte mode?! Nuk mund ta theme se era e gjakut ende eshte fllad lirie!

Oj Kosove o djep lirie

Cdo kund shpie nje bajrak

UCK te paska hije

Per atdhe po derdhet gjak

Po luftojne djemt e Kosoves

Prej Drenice ne mal te Gjakoves

Per atdheun lokja na ka le

Per flamurin kuq e zi, jam ushtar i UCK-se

Do ti sjelle vendit liri!

Me thumbonte fjala e ushtarit te UCK-se qe e kishin kthye ne lyps rrugesh. “Pellemba e tokes qe ma shiten nuk asht si krozha e groshes!” Se token nuk ke ku ta gjesh me e, krozha e pasulit here mbushet e here zbrazet, ky asht zakoni i saj!

E ndonese perseri eci e nuk di se ku me behet se degjoi zera: “Duam Duam Kosoven Republike! “Duam Kushtetute” Vullkan gjoksesh te pergjakura mbi kalldreme. Me vinte ky za qe prej pranveres se vitit 1981, nen nje pllake te vjeter qe serbi nuk kishte mundur ta zevendesonte me te re nga prodhimi vet. Toka nuk e kishte pranuar! Degjohet zeri i Murat Mehmetit: “Nana tona te dashurra! Per te mos e harruar ngjyren e flamurit, lidhni djepat me ate lulak kuq e zi, me ate ngjyre te flamurit tone te shtrenjte, qe te jemi me te lidhur rreth tij. Une nuk e kam pare ate flamur. Jam bere 18 vjec e nuk e njoh flamurin e kombit tim! Si mund te jetoj pa flamur, pa atdhe, pa liri, pa Kosoven republike, pa shtetin tim!”

“…ti me plumba e une me gur

Ti nuk do te jeshe e une jam

Ky asht vendi im!

Po para vendit, para flamurit dhe para dheut te gjithe njemi te njejte! Se para ligjit…nje iluzion!!!

Kthehem andej nga erdha, tymi i parlamentit te Kosoves kishte bere qe kalimtaret te vinin shamia te bardha ne sy. E tymi ishte i zi si te gjithe tymjajat e botes! Shikoj nje disko nate ne cep te udhes,. Qeveritare qe kishin hequr kollaret lakmonin gjokse femrash qe hidheshin si valsi i delfineve dhe ato te dehur pas tyre niseshin pa shkuar ne shtepi drejt e ne zyrre….ne ate zyre ku lidhen hallet e kosovarit!

Kosova u krijue si nje shtet multi etnik, ku te gjithe te gezojne liri e ne zemer te saj po qelbon nje ciban serb, i ashtuquajtur asosacion kumunal, po ndal o banal se kjo nuk ka vend ku te rrije vecse ne trullosjen e qeverise se sotme te Kosoves. Ani se nderkombetar! Nje dite qelbi do te rrjedhe mbi driten e syve tuaj te tyre korruptuar!