Dritan Abazoviq: Përfaqësuesit e partive politike shqiptare janë servil – “Lideruca” të interesave personale

Dritan AbazoviqQëndrimi i partive nacionale shqiptare është i turpshëm për çdo shqiptarë në Mal të Zi dhe jo veç në Mal të Zi por edhe në rajon. Ata e kanë nënçmuar totalisht popullin dhe votuesit e vet.

Votëbesimin të cilin ka fituar kryeministri Djukanovic ka ardhur si shkak i korrupsionit politik dhe nuk ka aspak të bëjë më tezën se kjo kishte të bëjë me çështjen e stabilizimit apo mbrojtjes së paqes, shprehët për Portalin Malesia.org, deputeti i Lëvizjes Qytetare URA Dritan Abazoviq.

Kjo ka qenë thjeshtë votëbesimi i cili ka pasur vetëm një detyre, dhe ajo ishte të mbrohet Djukanovic-i personalisht. Situata është fare e qartë, kemi të bëjmë me një sistem i cili nuk ka të bëjë më fare me demokracinë. Nuk mund të flitet për një pushtet demokratik kur ai është i gatshëm të përdorë çdo mjet, jo veç korrupsionin politik por edhe policinë”, thotë Abazoviq.

Deputeti shqiptarë nga Ulqini, Dritan Abazoviq shprehët se deputetët nga partitë shqiptare më nuk përfaqësojnë as vetveten e jo më votuesit e vet.

Qëndrimi i partive nacionale shqiptare është i turpshëm për çdo shqiptarë në Mal të Zi dhe jo veç në Mal të Zi por edhe në rajon. Ata e kanë nënçmuar totalisht popullin dhe votuesit e vet. Nuk mund të besoj se ata mund të japin përkrahje Qeverisë në të cilën nuk ka asnjë ministër nga partitë shqiptare, asnjë zëvendësministër, asgjë që është premtuar nuk është realizuar”, thotë Abazoviq.

Ai thekson se Qeveria të cilën e përkrahën dy deputetët nga partitë shqiptare, Malësisë i kanë mohuar të drejtën e komunës duke votuar që Malësia të jetë komunë pjesë e Kryeqytetit.

Përfaqësuesit e partive politike shqiptare kanë bërë shumë dëm popullit të vet dhe janë shumë servil. Nëse ka një politikan nga partitë shqiptarë i cili mund të thotë se kjo Qeveri ka bë vetëm një gjë pozitive për shqiptarët në Mal të Zi, atëherë unë jam i gatshëm që publikisht të iu kërkoj falje atyre. Të gjithë e dimë se DPS e ka shkatërrua totalisht Malësinë por edhe Ulqinin, dhe nuk mund ta besoj se ende ka njerëz me iluzione se me DPS-në mund të arrihet diçka”, shprehët Abazoviq.

Ai pajtohet se në opozitë ka elemente të cilat janë destruktive, që kanë qëndrime të pa pranueshme për shqiptarët, por edhe për malazezët, mirëpo sipas tij, ajo pjesë e opozitës është rreth dhjetë përqind, dhe kjo nuk mund të jetë arsye që Djukanovic-i të mbahet në pushtet.

Nuk mund t’i frikësohemi politikës ekstreme e cila në fakt ekziston në çdo shtet në Evropë. Ajo politikë ka përkrahjen e 10 për qind të popullatës në Mal të Zi. Shembull kemi edhe Austrinë ku ekzistojnë parti neo-fashiste. Nuk është e gjithë opozita Fronti Demokratik i cili ndoshta ka 10 përqind përkrahje”, sqaron Abazoviq.

Por shqiptarët nuk duhet të jenë servil ndaj DPS-së edhe nëse nuk janë të kënaqur me opozitën. DPS dhe përfaqësuesit e partive politike shqiptare kanë përdorur opozitën për të frikësuar shqiptarët, por këto janë argumente qesharake. Pse të frikësohen shqiptarët të cilët nuk janë frikësuar gjatë historisë as në situata shumë më problematike. Në opozitë ekzistojnë edhe opsione tjera të cilat janë pro-qytetare dhe të cilat synojnë ndryshimet. Askush nuk thotë se shqiptarët duhet të marrin pjesë në një qeveri ku do të jetë Fronti Demokratik, por për të ardhur deri të mundësia për tu ndryshuar diçka, më së pari duhet të ndryshohet pushteti i cili është i pazëvendësueshëm për 25 vite dhe i cili është problemi i të gjitha problemeve, të gjitha tjerat janë manipulime politike”, shprehët Abazoviq.

Sipas tij, 90% e partive politike dhe opinionit publik në Mal të Zi janë nga ata me të cilët shqiptarët mund të kërkojnë bashkëpunim.

Nuk është e logjikshme që ato 10% të jenë vendimtare, dhe ftojë partitë nacionale shqiptare që mos të bëjnë më politikë servile e cila shkon në dëm të popullit të vet por të bashkohen me atë pjesë të opozitës e cila ka prapavijë qytetare dhe të punojnë në zgjedhjen e problemeve. Çdo gjë tjetër do të shkojë në favor të Djukanovic-it dhe disa liderucave politikë të partive nacionale të cilët synojnë në zgjidhjen e interesave personale e jo interesat e kombit tonë”, thotë Abazoviq.

“Nuk mund të jetë problem më i madh në Mal të Zi Mandic-i me 10% përkrahje se sa Djukanovic-i i cili 25 vjet mbanë pushtetin, policinë, krimin
e organizuar, biznesin, ligjin, gjyqet, administratën publike. Këto nuk mund të krahasohen, nuk kanë logjike krahasimi por logjikë manipulimi”, përfundon Abazovic. /MALESIA.ORG/