Këshilli i Kuvendit të Malit të Zi për marrëdhënie ndërkombëtare me shumicë votash dha mendim pozitiv për propozimin që Hamdi Hasani të zgjidhet Ambasador jo-rezident i Malit të Zi në Mbretërinë e Arabisë Saudite.
Sipas propozimit që Këshillit i është dërguar nga Qeveria, Hasani detyrën e ambasadorit në Arabinë Saudite do ta kryente në baza jorezidente, me seli në Podgoricë.
Hasani në vitin 2012 ka zevendësuar kolegun e tij partiak Ferhat Dinoshën në postin e Ministrit të Pakicave.
Hasani do të jetë ambasadori i dytë shqiptar, pas Ferhat Dinoshës në Shqipëri, që vjen nga radhët e Unionit Demokratik të Shqiptarëve. /MALESIA.ORG/