Ulqin: Gjeka dha dorëheqje

Fatmir-GjekaPartitë shqiptare prishën pushtetin bashkë, për t‘a formuar me DPS-në

Në komunë të Ulqinit sot u mbajt konferenca për shtyp në të cilën kryetari Fatmir Gjeka dha dorëheqje nga ky funksion. Gjeka sqaroi se javën e kaluar në Ulqin erdhi deri tek nënshkrimi i marrëveshjes për formim të pushtetit të ri, në të cilin do të marrin pjesë katër subjekte politike, ku sipas marrëveshjes, drejtuesit e deritanishëm të komunës duhet të japin dorëheqje.

“Që nga mesi i nëntorit ia ofrova atyre që kishin më së shumti vende në Parlamentin komunal (DPS-së). Tash 15 vite jam në pozita të ndryshme udhëheqëse. Për këtë arsye e di që funksionet janë kaluese, ndërsa Ulqini është i përhershëm”, tha Gjeka.

Liderët e Forcës, Partisë Demokratike, Unionit Demokratik të Shqiptarëve dhe ata të partisë së Djukanovic-it; DPS-së, kanë shprehur optimizëm se ky pushtet do të nxjerrë Ulqinin nga kriza aktuale e krijuar nga dy subjektet shqiptare të cilat kishin shumicën në pushtetit e deritanishëm, Forca dhe PD-ja.

Këto dy subjekte kishin pushtetin, por e prishën për të futë DPS-në në pushtetin e ri, prandaj dhe lindë pyetja pse ato nuk funksionojnë pa DPS-në në krye!? /MALESIA.ORG/