Nën organizimin e QKI Malësia në Tuz , Bibliotekës Kombëtare ”Radosav Ljumovic” Podgoricë dhe OJQ Instituti për Zhvillimin e Kulturës –Tuz, do të zhvillohet aktiviteti për Ditën Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit me temë ”Libri, udhërrëfyes në jetë”.
Aktiviteti do të mbahet ditën e shtunë, më 23 prill 2016, ora 20:00 në QKI “Malësia” në Tuz
Në këtë mbrëmje do të këne rastin të anëtarësohen në Bibliotekën “Radosav Ljumovic” të gjithë nxënësit e shkollës së mesme dhe asaj fillore falas.
Folësit e rastit: Arjeta Fërlushkaj, Dorian Koçi, Aljon Doçe, Haxhi Shabani.
Moderatore dhe organizatore Liridona Sinishtaj.
Në kuadër të aktivitetit, në korridorin e QKI Malësia do të shfaqet ekspozita e punimeve të Nusret Gjokaj.