Në vend të një replike me akademinë e shkencave dhe arteve të Malit Zi , me rastin e dhjetë-vjetorit të referandumit të pavarësisë..!

ndue_bacajNga Ndue BACAJ

Data 21 maji është një ditë historike , per fqinjen tonë të “parë” , Malin e Zi. Kjo datë shenon dhjetë -vjetorin e referandumit të vitit 2006 , kur Mali i Zi rifitoi pavaresinë e vet-humbur që nga 13 nentori i vitit 1918 , kur Skupshtina (parlamenti Malazez) “votoi” per tu bashkuar (pa emer) me mbreterinë Serbo – Kroato – Sllovene , që më vonë do të emertohej Jugosllavi. U deshen 88 vite që Mali i Zi të shpallet perseri i pavarur.. Por kjo pavarësi nuk do t’i kishte ardhur kurr Malit Zi pa fituar referandumi i shkeputjes nga tutorja e saj Serbi me 55% të votave , gjë që e mundesuan thuajse në unanimitet të plotë shqiptarët autokton në trojet e veta ,të mbetur nën Malin e Zi. Per ketë kontribut shqiptarëve ju ishte premtuar shumë per të drejtat e tyre kombëtare , por deri tani thuajse nuk ju ishte realizuar asgjë ,ndaj pritej që me rastin e dhjetë-vjetorit të referandumit të shpalljes së pavaresisë , shqiptaret të pakten të falnderoheshin per voten e tyre. Mirpo në vend të falnderimit shteti malazez duket se ka zgjedhur fallsifikimin e denigrimin e shqiptareve dhe historisë tyre me anen e institucionit më të lartë shkencor , AKADEMISË TË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË MALIT ZI.

Ky institucion para disa diteve ka botuar e hellur në qarkullim një fjalor në të cilin kur u vjen “radha” shqiptarëve ndër të tjera shkruan : “Shqiptarët janë agresor , okupator dhe se kulturen e gjuhen jua a imponojnë të tjerëve , nepermes agresionit me qellim per t’i albanizuar…”.

Siç shihet çfar është shkruar per shqiptaret në ketë fjalor racist të akademisë të shkencave dhe arteve të Malit Zi ,është jo vetem një genjeshter e trashë shovene ,por gjithshka ju është “atribuar” shqiptarëve autokton u perket sllavevë të zbritur vonë nga Uralet në trojet Iliro-Arbenore-Shqiptare . Me ketë rast në vend të një replike me akademinë e shkencave dhe arteve të Malit Zi , dhe me rastin e dhjetë-vjetorit të referandumit të pavaresisë mendova të kujtoj pakë nga historia dhe histeria e Malit Zi dhe banorëve të saj sllav:

Mali i Zi as si shtet e as si komb nuk ka ekzistuar kurrë në asnjë dokument që ruhet prej mijëra vitesh deri në shekullit XVI mbas lindjes së Krishtit , ndonse sllavet filluan të zbresin nga Uralet në trojet Ilire në shek.VI mbas Krishtit. Prokopi i Cezaresë (i lindur në Cezare të Palestines, fundi i shek.V- fillimi i shek.VI ,pas Krishtit), bashkohes i perandorit me origjinë ilire JUSTINIANIT, perveç të tjerave na ka lënë të shkruar : “Në vitet 549 -550 (mbas Krishtit) Skllavenët (Sllavët) ,… kaluan per herë të parë lumin Ister…Komandanti i ushtrisë romake në Iliri dhe Thraki hyri në luftë të ashper me ketë ushtri dhe megjithse ajo ishte e ndarë në dy pjesë ,romaket u thyen per shkak të sulmit të tyre të papritur ,disa prej tyre u vranë ,disa të tjer iken në rremujë… Sllavët, (Skllavenët) , si një valë deti prej njerëzish, me burra, gra e fëmijë, ata u vërsulën në tokat e perandorisë (romake..) dhe kthyen në gërmadhë e zhytën në gjak Ilirinë, Epirin dhe Thrakën tuj përparue deri në thellsi të Greqisë së vjetër. Prej orës që skllavenët u turrën në tokat e Perandorisë ata grinë e masakruan të gjithë njerëzit, pa dallim seksi apo moshe që u ranë në duar....(Ilirët dhe Iliria te autoret antik , fq.435-439 pjesë nga libri VII e VIII i Prokopit të Çezaresë). Ndërsa ilirologu i shquar kroat Aleksandër Stipçeviç shkruan edhe per topografinë e fiseve Ilire në Ballkanin perendimor e më gjërë ,nga ku po citojmë : “..Rreth liqenit të Shkodres (Lacus Labeatis) jetuan Labeatet ,afer tyre në lindje Scritonët , e mëtej nga veriu fisi i Dokleatëve , të cilet emrin e tyre e moren simbas emrit të qendres kryesore fisnore Doklea (Dukla e sotme afer Potgoricës sotme), Mbarimi i kohës së vjetër dhe fillimi i kohës mesme vijoi në Ballkan si një ndër periudhat më të errëta. Gotët, hunët, avarët dhe popujt e tjerë barbarë si sllavët , sulmuan nga të gjitha pjesët, duke plaçkitur e shkatërruar çdo gjë që krijuan Romakët dhe Ilirët gjatë atyre shekujve të punës e përparimit. Një qytetërim i zhvilluar filloi të zhdukej nga goditjet vdekjeprurëse që i shkaktonin hordhitë barbare me tërbimin e tyre shkatërrues. Në fillim të shekullit VII – të filloi kolonizimi nga ana e popujve të ndryshëm Sllavë, të cilët pak nga pak e pushtuan gati tërë vendin që dikur u takonte Ilirëve.”.( Aleksandër Stipçeviç , “Ilirët”, fq.31-32)

Si lindi dhe u rritë Mali i Zi ?

Pak perpara vitit 1500 per malësinë siper Kotorrit shfaqet emri Mali i Zi apo Montagna Negra , serbisht Crna Gora. Në periullen më të re disa donin ta lidhnin me Cërnojeviçët , por bashkëtingëllimi ishte vetem në dukje , të dy emrat kishin mbiemrin i zi , por pa rrjedhur asnjeri nga tjetri. Më i vogli i vëllezërve , Skënderi (Stanisha) ka jetuar perherë në Kostandinopojë . Vetëm në kohen e sulltan Selimit I dhe Sulejmanit II Skendëbe Cernojeviçi u shfaq serish në atdheun e vet (1514-1528) , si qeveritar turk….Mali i Zi u nda nga Shkodra dhe u pergatit si një sanxhak i veçant per të , me seli në Zhabjak. Ai e quajti veten zot i sanxhakut të Malit Zi (sanzachus Montis Nigri ) , i vendit bregdetar dhe i tërë teritorit të Dioklesë. Pranë tij si gjykates u vu një kadi i sulltanit (kadija carev). Shpesh ai i referohej të parëve të tij dhe në vulen e vet mbante edhe shqiponjën e tyre dykrenore… Shtypshkronja e Gjergj Cernojeviçit ishte zhdukur ,keshtu Bozhidar Vukoviçi , një fisnik nga Podgorica , e shohim të shtypë që në vitin 1519 në Venedik libra kishtar me alfabet cirilik. Të terheqin vemendjen shtatë letra në serbisht që sanxhakbeu i Malit Zi , që në vitin 1523 ,nepermjet Skenderit , një vojvodë apo subash në mbi 20 fshatra i drejton qeverisë fisnikëve të ndryshem dhe kushërinjëve në Venedik. I derguari i tij nga pakujdesia i hipi një anije friuliane në Budva , e cila në vend që të lundronte drejt Venedikut shkonte në Marano ; letrat i ranë në dorë zyrtarit austriak të Goricas ,dhe sot ruhen në arkivin mbretëror dhe shtetror në Vjenë….Në korrik të vitit 1528 pushojnë të gjitha njoftimet per Skënder Cërnojeviçin ,ai duhet të ketë vdekur në atë kohë ,apo fill pas kësaj. Në vend nuk kishte më asnjë pasardhës nga familja , dhe sanxhaku) i Malit të Zi u bashkua serish me atë Shkodrës… (Konstandin Jireçek (1854-1918) ,Historia e Serbëve ,pjesa e dytë ,fq.277-278). Mali i Zi shfaqet si organizim në “vehte” në vitin 1600 dhe perbehej vetem nga një komunë me 2129 km2.. Studiuesja Edith Durham shkruan se në vitin 1600 Mali i Zi ishte thuajse sa Jorkshairi në Angli dhe numronte rreth 30 fise . Nahija (komuna) e Malit të Zi të vjeter ishte e vogel dhe perfshinte kryesisht Cetinen ,Njegoshin , Rijeken dhe Kçevon. ..Në vitin 1680 patriarku Arsenius kishte vendosur të pranonte mburojen e Austrisë, e për këtë mërgoi atje por përsëri turqit dhanë leje të emërohet një patriark tjetër serb, por megjithatë sundimi serb në këto zona u venit, dhe shqiptarët u rivendosën të trojet e tyre, prej ku ishin dëbuar me forcë. ( Brenga e Ballkanit …fq.321-322). Ndersa historia zyrtare e Malit Zi si shtet është vetem pakë më shumë se tre shekullore , duke filluar pikrisht në vitin 1696 kur Peshkopi (Vladika) i Cetines zgjedhej nga familja e Petroviçeve nga fshati Njegosh. Kjo praktik u perkiste krerve të 30 fiseve të Malit Zi …Në shekullin e 18 – të me qëllimin e luftimit së bashku kundër Turqve Malit të Zi iu bashkëngjit vullnetarisht grupi i Bërdes,(E. Durham , Brenga e Ballkanit, fq.321), Palbardhët (Bjelopavliçët), Piperët, Kuçët, Vasojeviçët e tjerë, ku të gjithë këta popuj e troje ishin safi shqiptarë si dhe të besimit Katolik, ku dalëngadalë për të shpëtuar fenë katolike kishin pranuar të kthehen në Ortodoks ,pasi të dyja këto besime ishin Kristiane (të afërta me njëra – tjetrën), por dalëngadalë fatkeqësisht shqiptaret e ketyre trojeve etnike iliro-shqiptare së bashku me besimin katolik humbën edhe kombësinë… Mali i Zi në vitin 1800 numronte 240 fshatra me 100 mijë banorë ,dhe me një siperfaqe prej 5400 km2 . Mali i Zi , keshtu kishte dyfishuar teritorin e vet , pasi kishte marrë edhe malet me pyje të Bërdës dhe kishte pushtuar Kotorrin që u detyrua ta lëshoi në vitin 1815 (per ta rimarrë nga kongresi i Berlinit 1878). Ndersa në vitin 1830 siperfaqja e Malit Zi shkon në 6812 km2.. Për të vërtetuar rëndësinë e këtij bashkimi në luftën kundër Turqisë citojmë: “Rusia dhe Austria arritën në njërën nga “Marrëveshjet” e tyre të shumta dhe së bashku i shpallën luftë Turqisë me 1788, duke shpallur se qëllimi i tyre ishte ti jepni fund sundimit të Sulltanit. Së toku ata nxitën malazezët të krijonin incidente kufitare me Turqinë. Mirëpo me që nuk u besonte malazezëve i dërguari austriak shkruante: “Ne mund të mbështetemi shumë më fort te besa dhe Guximi i shqiptarëve Katolik të Bërdes, tek ata që janë të shumtë në numër, si Bjelopalët , Piperët, Kuçët, Vasojet, si dhe tek Malësorët e Kelmendit, Hotit e tjerë, që mund të nxjerrin një forcë prej 20 mijë luftëtarë të fortë e shumë më trima se sa Malazezët.” (E. Durham ,po aty , fq.322-323). Kjo është një deshmi që paraqet mjaft interes, sepse shumë nga këto fise shqiptare kanë rënë sot nën sundimin Malazez dhe janë sllavizuar plotësisht duke u përfshirë në kishën Ortodokse..Si shembull mund të merret Kuçi të cilit në vitin 1860 i ndalohet të flasë shqip , e nese ndokush nga Kuçi guxon do ti pritej gjuha.. Ndersa Kongresi i Berlinit (1878) e zgjeroi Malin e Zi me shumë troje shqiptare ,si: Tivarin , Kotorrin , Podgoricën , Bërden ,Rozhajen , Plaven , Gucin , Trieshin , Kojen ,Ulqinin e tjer. Siperfaqja e Malit Zi në ketë kohë arriti në 8400 km2 dhe 240 mijë banorë. Europa e kohes nuk u ndalua me kaq dhe në vitin 1913 i dhuroi Malit Zi edhe Gruden , Traboinin ,Tuzin me rrethina e më gjërë ,duke e çuar keshtu Malin e Zi në një siperfaqe të pergjthshme prej 13.812 km2, aq sa është edhe sot .. Mjerisht agresioni kulturor , ekonomik dhe shtetror i Malit Zi edhe sot në shekullin e XXI ,që udhëhiqet nga Gjukanoviqi e Gjukanoviqët (e jo nga kral Nikollët) i ka çuar në zgrip të mbijetese shqiptaret autokton në trojet e veta të mbetura nën ketë shtet , ku per të mbijetuar shumë shqiptar në Plavë , Guci , Tuz e tjer kanë mohuar gjuhen dhe kombësinë shqiptare dhe shkruhen boshnjakë (me demek sllav të islamizuar). Ndersa Shteti shqiptar me dashamirsinë e tij per një fqinjë ka toleruar shumë më shumë se duhet , deri në voten e tij pro pranimit të Malit Zi në NATO , pa asnjë kusht… Kjo tolerancë (disi edhe e pakuptimtë) duket se u ka dhënë zemer , Qeverisë të Malit Zi dhe Institucioneve të tij “shkencore” të operojnë jo me të vertetat historike ,por të frymëzohen me “postulatet” shoviniste të Çubrilloviqit , Millosheviçit e deri të akademukut Dobrica Qosiq ,që thotë : “Të gënjesh per Serbinë është patriotizem”…

Në fund të ketij shkrimi… mendova të mos harroj por të pershendes Malin e Zi me rastin e dhjetë-vjetorit të shpalljes të pavaresisë , me disa vargje brilante të Iliades shqiptare , Lahuta e Malcisë , të publicistit , historianit , filozofit , diplomatit dhe poetit kombetar shqiptar Atë Gjergj Fishtes , që ndonse i ka shkruar një shekull më parë tingëllojnë sikur i ka shkruar sot në vend të një replike me akademinë e shkencave dhe arteve të Malit Zi , si vijon:

Enë breshtet t’Kapitolit ,
dalë nuk kishte e murrtë ulkonja ,
per me i dhanun sisë Rumolit ,
mbasi shembë kje per dhe Troja ,
e atje larg ,po kah Urali ,
neper ato breshta t’larta ,
sillej shkjau si shkerbe mali ,
tuj kerkue per molla t’tharta ,
kur n’këto vise të Ballkanit ,
të pare tonë Pellazgët motit ,
gjanë e gjallë kullotshin planit ,
qetë i ngitshin n’fushë të Zotit .
Kishin ligje e frone të mbara ,
e gjatë shtegut t’qytetnimit ,
ishin shty ata larg përpara ,
ç’pranverë të rruzullimit .
Prej kah fillë xën rriba e Verit ,
……………………………….
prej Kaukazit e n’shkamb t’Doverit ,
………………………………
fis ma t’vjeter kund nuk ka ,
se asht ky fis n’za i Shqiptarit ,
në mes t’cilit punët e mëdha ,
për Europë xunë t’enden sparit …”

Natyrisht që akademia e shkencave dhe arteve të Malit Zi ,nuk do ta “çajnë” kryet per shkrimin tim dhe as per mua ,por kjo nuk më merzitë.. pasi më merzitë heshtja e deri tanishme prej varri e Akademis të Shkencave të Shqiperisë ,pse jo edhe e shtetit e Qeverisë Shqiptare…

Malesi e Madhe , 19  maj 2016