Gjeloshaj paralajmëron se do të paraqes propozim-rezolutën lidhur me fjalorin e botuar të gjuhës malazeze

nik-gjeloshajDeputeti i Alternatives Shqiptare Nik Gjeloshaj ka paralajmërua se do të paraqes propozim-rezolutën lidhur me fjalorin e botuar të gjuhës malazeze, në mënyrë që deputetet e parlamentit të kenë mundësinë që të paraqesin pikëpamjet e veta lidhur më këtë çështje.

Ai ka paralajmërua se sot pas 40 ditëve të bojkotit do të marrë pjesë ne seancën e kuvendit të Malit të Zi, sepse siç ka shtuar kjo është çështje racionale dhe shkon në interes të popullit dhe respektit të rekomandimeve të partnereve ndërkombëtar.

Ai gjithashtu theksoi se do të shfrytëzojë secilën seancë parlamentare që të njoftoj opinionin me veprimin e paskrupullt të përfaqësuesëve  të akademisë së shkencave dhe arteve të Malit të Zi.

Gjeloshaj ka paralajmërua gjithashtu se përveç rezolutës për fjalorin do të tentoi që në rënd të ditës të parlamentit të fusë edhe ligjin për përdorimin e simboleve nacionale.