Deputeti i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj dhe deputeti i Forcës Genci Nimanbegu kanë dorëzuar Rezolutën pranë Kuvendit të Malit të Zi nëpërmes të cilës kërkojnë që Parlamenti të vlerësojë pjesët e papërshtatshme të Fjalorit të Akademisë malazeze të Shkencave dhe Arteve.
Rezoluta parashikon që nga Akademia malazeze e Shkencave dhe Arteve të kërkohet tërheqja e e Fjalorit dhe të kë kërkojnë falje publike të gjithë qytetarëve të Malit të Zi, e në veçanti Shqiptarëve dhe Boshnjakëve dhe besimtarëve të fesë Islame.
Në rast se Rezoluta do të miratohej nga Parlamenti, pas tërheqjes së Fjalorit, Qeveria e Malit të Zi do të obligohej që nga rezerva e buxhetit të financojë Fjalorin e korrigjuar.
Gjithashtu, në rast se Akademia nuk do të tërhiqte Fjalorin në një kohë të arsyeshme, Qeveria do të ftohej që përkohësisht të pezullojë financimin e këtij institucioni, deri në tërheqjen përfundimtare të secilës kopje të Fjalorit./MALESIA.ORG/