Ligji mbi Kryeqytetin para Gjygjit Kushtetues të Malit të Zi

PADI

Siç mësohet nga faqja personale në FB, e Kryetarit të LD të Degës së Malesisë, Nikollë Camaj, me daten 22 korrik u ngriti padi pranë Gjygjit kushtetues kundrejt ligjit diskriminues, me të cilin Malësia ende mbetet nën ombrellen e Podgoricës. Kërkesë e vetme mbetet suspendimi i ligjit dhe jo arnime e hile të reja parazgjedhore.

Siç mëson portali ynë, padinë e kanë nënshkruar Kryetari i  LD-Dega e Malesisë, Nikollë Camaj dhe deputeti në Parlamentin e MZ, Dritan Abazoviq.

Në vazhdim Lexoni statusin e plotë:

” Që nga paralajmërimi dhe aprovimi i Ligjeve me të cilat Malësisë i cungohet e drejta në vetëqeverisje të plotë lokale, kemi ngre zërin dhe ligjet në fjalë i kemi cilësuar si eksperimente diskriminuese dhe antikushtetuese. Po ashtu, kemi ngre zërin kundër tentativës për implementim të këtyre ligjeve, pa zgjedhje të reja, por që në të dy rastet, këtu në Kuvendin e Tuzit, ishim të vetmuar, prandaj edhe paralajmëruam se do të ngrehim procedurë para Gjyqit Kushtetues. Këtë e bëmë ditën e sotme, me 22 korrik dhe, edhe pse e gjithë kjo mund të duket e të dal sipas asaj “padit djalin te baba”, ne menduam se duhet provuar çdo variant që dëshmon se shqiptarët e këtushëm janë të pakënaqur me statusin e imponuar nga pushteti dhe vasalët e tyre. Duke vlerësuar se lojërat politike dhe eksperimentet e ndryshme parazgjedhore të pushtetit e vasalëve të tij mund të na çojnë edhe më larg nga zgjidhja e statusit, ne ishim dhe jemi të mendimit se vetëm suspendimi i ligjeve diskriminuese është hapi më i drejtë dhe më demokratik, në mënyrë që përmbajtjes së re të Parlamentit të Malit të Zi t’i jepet mundësia që të nderq padrejtësitë ndaj Malësisë, duke i siguruar Asaj administratën e plotë lokale, siç e kanë të gjitha komunat e tjera në Mal të Zi. Tentativat për arnim të ligjeve diskriminuese nuk japin shpresë se mund të sjellin deri te ndonjë zgjidhje fatlume, më shumë se ç’na sollën arnimet dhe eksperimentet e deritashme”.