Gegaj, Dukoviq dhe Shkrela nuk votojnë PRO!
Ndryshimi i Ligjit për organizimin territorial të Malit të Zi, me çka do të hapej rruga për fitimin e Komunës së Tuzit-Malësisë, nuk fitoi shumicën e votave në Parlamentin e Malit të Zi.
Nga gjithsej 72 deputetë, pro ndryshimin e ligjit votuan 33 deputetë, kundër 23, ndërsa të përmbajtur ishin 16 deputetë.
Pro këtij propozim-ligji nuk votuan as deputetët shqiptarë nga partia në pushtet (DPS) Nikollë Gegaj, Halil Dukoviq dhe Luigj Shkrela.
Këtë iniciativë nuk e përkrahen deputet e DPS-së, Partisë Boshnjake, Iniciativës Kroate dhe Pozitivnës.
Pro votuan deputetët e partive shqiptare Nik Gjeloshaj, Genci Nimanbegu dhe opozitarët nga Fronti Demokratik, Demos, URA, SDP, SNP dhe Demokratët.
Iniciativën për ndryshimin e Ligjit për organizimin territorial të Malit të Zi, me çka do të hapej rruga për fitimin e Komunës së Tuzit-Malësisë, me kompetenca të plota si të gjitha komunat tjera në Mal të Zi, e kishin dorëzuar deputetët Gjeloshaj dhe Nimanbegu. /MALESIA.ORG/