Hapet konkursi për bursat studentore nga Shoqata Malësia e Madhe – New York dhe Shoqata Atdhetare Malësia e Madhe ­Detroitit

shoqata malesia e madhe nydhemiI nderuar Aplikant !

Shoqata Malësia e Madhe – New York Dhe Shoqata Atdhetare Malësia e Madhe ­Detroit në mbledhjen e radhës sollëm vendimin e hapjes së konkursit për bursë studentore për vitin akademik 2016/2017. Të drejtë burse kanë të gjithë ata studentë të cilët përmbushin kërkesat e parashtruara nga Shoqata Malësia e Madhe – New York dhe Shoqata Atdhetare Malësia e Madhe ­Detroitit.

Përparësi në përfitim të bursës kanë studentët e dalluar malësorë të cilët ligjëratat i ndjekin në gjuhën shqipe. Aplikantët këshillohen të lexojnë me vëmendje formularin përkatës për bursë i cili specifikon kushtet e konkurrimit.

Aplikantët këshillohen që materialin e tyre aplikues ta postojnë në adresën e Shoqatës Malësia e Madhe – New York. Një veprim i tillë përshpejton procesin aplikues të çdo studenti. Gjithashtu ne u bëjmë apel aplikantëve që dokumentacioni i tyre të paraqitet sa më dinjitoz, i printuar, duke respektuar normat dhe kriteret aplikuese.

Kërkojmë nga aplikantët që të jenë të vëmendshëm në plotësimin e dokumentacionit të kërkuar. Vetëm aplikacionet e plota dhe te kompletura do të merren parasysh. Jeni të këshilluar që dokumentacionin e pa plotësuar ta mbani te vetja juaj deri në momentin kur të jenë i plotë me ç ‘rast do ta postoni në adresë të Shoqatës. Çdo aplikim që ka vulën postare pas 30 Nëntorit 2016 nuk do të merret parasysh. Për çdo informacion të mëtejshëm mund të kontaktoni zyrën e Shoqatës Malësia e Madhe – New York si edhe saitin tonë të internetit ku mund të pajiseni me formularin aplikues dhe të njoftoheni me kushtet dhe afatet e konkurrimit, saiti jonë është info@malesiany.org . Ndarja e bursave do të përcaktohet në mbledhjen e radhës të dhjetorit mbasi i gjithë materiali aplikues të ketë mbërritur në zyrën tonë:

Shoqata Malësia e Madhe – New York 210 Riverside Dr. #1C New York, NY 10025 USA

Shoqata Malësia e Madhe – New York dhe Shoqata Atdhetare Malësia e Madhe ­Detroit ju dëshiron sukses në procesin aplikues!

Sinqerisht: Ejllo Berishaj dhe Lek Gjonaj, kryetar

Shoqata Malësia e Madhe – New York si organizatë jofitimprurëse është i klasifikuar në seksionin 501 (c) 3 të Kodit të Brendshëm Tatimor. Organizata synim kryesor ka ngritjen dhe avancimin kulturor, arsimor, politik dhe ekonomik të shqiptarëve të cilët jetojnë në Mal të Zi, respektivisht në rajonin e Malësisë së Madhe me qendër Tuzin, si dhe diasporën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Çdo kontributet financiar pranë Shoqatës Malësia e Madhe – New York është i deklarueshëm kundrejt rembursimit taksor si për individët dhe korporatat dhe kontributet nga organizatat private trajtohen si distribuime kualifikuese duku iu menjanuar taksës shtesë.