PD, IQ, LD dhe Perspektiva: Koalicioni Shqiptar “ME NJË QELLIM”

pd-iqKoalicioni Shqiptar “Me një qellim”, është emri i listës me të cilën në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të marrë pjesë Partia Demokratike (PD), Iniciativa Qytetare (IQ), Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe Lëvizja qytetare “Perspektiva”.

Drejtuesit e këtij koalicioni do të dorëzojnë sot në Komisionin shtetëror zgjedhor për verifikim listën me nënshkrimet e grumbulluara.

Në krye të kësaj liste do të jetë ish ministri në Qeverinë malazeze dhe kryekomunari i Ulqinit Gëzim Hajdinaga, i dyti lideri i PD-së Fatmir Gjeka, gjersa në pozicion të tretë do të jetë Vasel Sinishtaj nga IQ. /UL-info/MALESIA.ORG/