Akademia malazeze e ka tërhequr fjalorin ?

fjalori-canu-580x444Fjalori i Akademisë malazeze të Shkencave dhe Arteve (CANU), i cili ngjalli debate të shumta në opinionin publik për shkak të fjalëve fyese ndaj shqiptarëve, nuk ndodhet në shitje në libraritë e Podgoricës dhe as në selinë e CANU-së shkruan Pobjeda.

Nga Akademia si arsyetim për këtë nga është cilësuar Rezoluta e miratuar nga Kuvendi i Malit të Zi, me të cilën këtij institucioni i është sugjeruar ta tërheq fjalorin nga përdorimi.

Burime të kësaj gazete pranë Akademisë malazeze kanë konfirmuar se punimi i fjalorit në të ardhmen i është besuar Qendrës Leksikografe e cila funksionon në kuadër të akademisë.

Fjalori në fjalë, shqiptarët i përshkruan si popull imponues. Termin “Albanizim” përshkruan si “imponim i gjuhës shqipe, kulturës dhe zakoneve popujve të tjerë”, ndërsa për malësorët shkruan se janë të albanizuar. /MALESIA.ORG/