Hasangjekaj: Ju flasin juve për djegie votash, ata që po ua djegin ardhmërinë

skender-hasangjekajJu flasin juve , per mbrojtje te te drejtave te pakicave, ata qe, nga pozicioni i Ministrise se pakicave, punuanë zellshem, qe te pakësohet numri i pakicave!

Ju flasin juve per “hapa te sigurte” , ata qe ua trasuan rrugen, qe te vetmin haperim te sigurte, ta beni drejte Aeroporteve te ikjes nga vendlindja!

Ju flasin juve per perparimin e shkollimit, ata, te cilet , shkollat po i shendrrojne ne “uzina” per punesimin e familjareve e miqeve te tyre!

Ju flasin juve per perparimin e rritjen e numrit te te diplomuarve, ata, per te cilet, me shume vlen nje “provim” i nenshtrimit ndaj regjimit, sesa vite tera provimesh tuaja neper Universitete!

Ju flasin juve per mardhenje te mira nderetnike, ata te cilet, “etninë” e vetme kane parane, e mardhenje te mire e cilesojne, degjushmerine e te nenshtruarit ndaj nenshtruesit !

Ju flasin per ” Parti Qytetare” , ata te cilet , qytetet tona i mbushën me shpellarët e tyre.

Ju flasin per zhvillimin e turizmit, ata te cilet, duan te na shnderrojne te gjithe shqiptareve, vetem si turista ne vendin tone .

Ju flasin juve per decentralizim, ata, te cilet centralizuan nen thundren e Podgorices, Malesine e Tuzit.

Ju flasin juve per zhvillimin e bregdetit , ata te cilet, te mirat detare te bregdetit tone i vodhen per vehte, ndersa problemet ua lane qytetareve !

Ju flasin per mbrojtjen e natyres, ata, qe natyra e tyre eshte, te vjedhin tokat tona, dhe mbi to formuan ” Parqe nacionale malazeze”

Ju flasin per unifikimin ( rreth strumbullarit te regjimit, kuptohet) , ata qe ç’unifikuan faktorin shqipetar dhe copezuan teritoret tona !

Ju flasin juve , per avancimin e mardhenjeve ndershteterore me Shqiperine, ata te cilet , shtetin e tyre ndertuan mbi tokat tona, gjakun tone, eshterat e te pareve tone , e se fundmi , edhe mbi voten tuaj, qe e vleresuan , gjithsejte 12 orë !

Serish iu nevojitet vota juaj , ndaj, kane leshuar “pipëthat” e tyre ( satelitët) ,gjithandej, qe me turbullirat e zakonshme, t’ua “vjedhin” besimin tuaj !

Vëreni : Vetem #guxim juaj, mund t’i ndaloi !

Skender Hasangjekaj