Mali i Zi në ditën e zgjedhjeve ndalon përkohësisht aplikacionet Viber dhe WhatsApp

viberAgjencia për Komunikime Elektronike dhe Shërbime Postare të Malit të Zi (EKIPI) ka urdhëruar të gjithë operatorët nga fusha e telekomunikimeve të përjashtojnë mundësinë e përdorimit të aplikacioneve Viber dhe WhatsApp, si dhe shërbimet tjera të ngjashme të cilat janë përdorur gjatë ditës për komunikim siç thonë ata, të padëshiruar mes klientëve.

Me një urdhër të Agjencisë, operatorët janë të obliguar të zbatojnë këtë masë që është në përputhje me Ligjin për komunikime elektronike, i cili parashikon se komunikimi për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë lejohet vetëm me pëlqimin paraprak të përdoruesit. “Mundësia e përdorimit të shërbimeve siç janë Viber dhe WhatsApp nuk do të jetë e mundur deri sa Agjencia të përcaktojë se ndalimi i tillë shfuqizohet”, thuhet në njoftimin e përbashkët të operatorëve “Crnogorski Telekom”,” Telenor” dhe “M: tel”. /AA/