Presidenti amerikan Barak Obama ka mbështetur sot publikisht kandidaturën e demokrates Suzanna Shkreli për Kongresin e SHBA-ve.
Shqiptarja Suzanna Shkreli, 29 vjeçare nga qyteti Clarkston në Michigan, sapo ka filluar karrierën politike dhe punon si prokurore asistent në Qarkun e Macomb.
Në mbështetjen e Shkrelit në mesin e 30 kandidatëve Demokratë për Kongres, Obama e quajti atë “një lidere e rreptë dhe e zgjuar”.
Nëse fiton votat për hyrje në Kongres, ajo do të bëhet kongresistja më e re e zgjidhur ndonjëherë në Kongresin amerikan. /MALESIA.ORG/