David Dreshaj publikon këngën e parë “Loving you” (video)

david-dreshajDjaloshi nga Malësia David Dreshaj publikoi dje këngën e tij që titullohet “Loving you”.

Davidi është vetëm 17 vjeç dhe për të ky është projekti i parë muzikor.

“Që ne parashkollore në moshën 4 vjeç kam filluar të këndoj, ndërsa në shkollë të muzikës fillova vetëm në moshën 11 vjeçe dhe që nga aty nuk ndalova. Kam marrë pjesë në shumë festivale të ndryshme, ku edhe jam shpërblyer me çmime”, tha për malesia.org David Dreshaj.

Kënga dhe video klipi u punuan në Tiranë me kompozitorin e mirënjohur Adrian Hila dhe produksionin Chill Pro nga Ernis Çili.

Ne i urojmë shumë suksese në të ardhmen. /MALESIA.ORG/