Vende të caktuara në Qeveri kërkojnë edhe shqiptarët, deklaroi Naziv Cungu nga Koalicioni “Shqiptarë të vendosur”, për Radion e Malit të Zi, pas takimit me Dusko Markovic, kandidatin për mandator.
“Sa i përket pjesëmarrjes në Qeveri, ne do ta dorëzojmë marrëveshjen e plotë dhe kuptohet se do të kërkojmë pozicione të caktuara në Qeveri”, ka deklaruar Cungu.
Me mandatorin për Qeverinë e re, Dusko Markovic, përfaqësuesit e Koalicionit, “Shqiptarë të vendosur”, kanë biseduar vetëm në parim, deklaroi Cungu.
“Markovic-in e kam njoftuar se jemi në fazën e përgatitjes së platformës së përbashkët me kroatët dhe se dokumentin do ta prezantojmë kur të jetë i gatshëm”..
I pyetur se a do të përgjigjet në ofertën që ka dërguar opozita dhe të bisedoj me ta mbi formimin e Qeverisë, Cungu tha se si lider i partisë, nga opozitarët nuk ka marrë ftesë, as letër, prandaj edhe nuk mund të deklarohet.
Para nisjes së bisedimeve në mes Koalicionit “Shqiptarët të vendosur”, Partisë boshnjake dhe Iniciativës kroate, ata kishin deklaruar se në bisedime me DPS-në do të hyjnë me një platformë të përbashkët, por siç duket tani boshnjakët janë tërhequr, ndërsa shqiptarët do të përpilojnë platformë të përbashkët me kroatët.
Gjithashtu, bartësi i listës së koalicionit shqiptar Genci Nimanbegu, për portalin tonë kishte ri-theksuar se marrëveshjen për hyrje në Qeveri do ta bëjnë vetëm me ndërmjetësues të faktorit ndërkombëtar. /RMZ/MALESIA.ORG/