KKSH: Aktivitetet me rastin e Ditës së Flamurit

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi ka shpallur edhe listën e aktiviteteve të planifikuara për Ditën e Flamurit.

Me 25 nëntor në Plavë do të organizohet një program kulturo– artistik me fillim në orën 12.00.

Me 28 nëntor në Tuz do të mbahet programi festiv”Të bashkuar rreth Flamurit” në QKI “Malësia” me fillim në ora 19.00.

Po me 28 nëntor në Ulqin do të mbahet Maratona e pavarsisë Ulqin-Shkodër, e cila fillon në ora 9.00, ekspozita e piktorëve “Shkodër-Malësi-Ulqin” është paraparë për orën 18.30, kurse në orën 19.00 në Qendrën për Kulturë do të mbahet koncerti festiv “Me këngë ndër shekuj” i orkestrës së Akademisë së Arteve të Tiranës.

programi_i_keshillit_kombetar_per_diten_e_flamurit-_28_nentori