Nxënës të shkollës së mesme në Tuz, kërkojnë largimin e “huliganëve” nga shkolla

25-maji-tuzNë email-in redaksinë tonë ka mbërritur një deklaratë e nënshkruar me iniciale të 42 nxënësve të shkollës së mesme “25 Maji” në Tuz, të cilët kërkojnë përgjegjësi nga drejtoria së shkollës, ministria e arsimit dhe nga autoritetet e rëndit publik, për mosveprim adekuat ndaj, siç i quajnë ata, huliganëve të cilët janë nxënës të kësaj shkolle, e të cilët rrezikojnë nxënësit tjerë.

Lexoni deklaratën në vazhdim:

Deklaratë

Të detyruar nga diskriminimi sistemor nga ana e Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe udhëheqjes së shkollës, ne nxënësit e gjimnazit “25 maji” në Tuz

Deklarojmë:

  1. Si nxënës të kësaj shkolle jemi në rrezik permanent nga banda huliganësh që vijnë në shkollë të armatosur dhe, si duket me përkrahje të plotë të organeve të rendit dhe drejtorisë së shkollës. Madje, jemi të bindur se ndoshta janë edhe të nxitur nga ata.
  2. Kundër këtyre huliganëve jo vetëm se nuk janë marrë masa përkatëse nga organet e rëndit, por vazhdojnë të jenë nxënës të rregullt të shkollës sonë.
  3. Grupi i njëjtë i huliganëve vite me radhë maltreton dhe dhunon nxënësit e kësaj shkolle. Po i japim vetëm disa nga datat kur ky grup ka organizuar rrahje masive, kuptohet pa kurrfarë konsekuencash për veprimet e veta, edhe pse secilën herë me përdorimin e shufrave të metalta dhe armëve tjera është dashtë të intervenojnë edhe Qendra Klinike e Podgoricës. Datat janë:
    1. 17.03.2014
    2. 15.10.2014
    3. Rreth 20.11.2015

Andaj, kërkojmë:

  1. Që drejtori i shkollës dhe stafi drejtues, puna primare e të cilëve është siguria e nxënësve të japin dorëheqje të menjëhershme.
  2. Nga organet e rëndit kërkojmë që të ndërmarrin masa të menjëhershme deri edhe në heqje lirie për të gjithë huliganët që më datën 22.11.2016 morën pjesë në tentim të vrasjes dhe dhunim të nxënësve duke përdorur edhe armë.
  3. Nga stafi i shkollës që ta organizojë mbledhjen e përgjithshme dhe ajo të jetë publike dhe e hapur për të gjithë të interesuarit.
  4. Që vendimi për “fatin” e “nxënësve” huliganë të merret me deklarim publik dhe të hapur.

Përndryshe:

Të detyruar për shkak të mosveprimit të policisë si dhe organeve tjera kompetente, i tërheqim vëmendjen Ministrisë së Punëve të Brendshme se do të bëjmë çmos për mbrojtjen tonë fizike, për largimin e huliganëve nga mjedisi (shkolla) ynë, ndërsa përgjegjësinë, para së gjithash atë morale do ta keni ju që do të duhej të merreshit me mbrojtjen tonë.

Inicialet:

  1. A.D.
  2. A.C.
  3. B.D.
  4. M.C.
  5. R.G.
  6. V.J.
  7. K.V.
  8. K.N.
  9. L.D.
  10. D.S.
  11. K.G.
  12. Gj.L.
  13. A.L.
  14. A.Gj.
  15. Gj.G.
  16. D.A.
  17. A.Gj.
  18. N.J.
  19. K.D.
  20. G.Gj.
  21. M.G.
  22. A.G.
  23. E.C.
  24. E.D.
  25. E.Gj.
  26. G.C.
  27. K.V.
  28. M.S.
  29. R.D.
  30. M.D.
  31. E.D.
  32. K.D.
  33. A.B.
  34. Gj.V.
  35. N.Gj.
  36. K.C.
  37. R.Gj.
  38. T.D.
  39. B.D.
  40. D.G.
  41. D.D.
  42. M.D.