Njoftohet se këshilltari Millorad Bashoviq i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS-it të Millo Gjukanoviq-it ) në Kuvendin komunal të Ulqinit, ditë më parë, ka kundërshtuar iniciativën e shpalljes së presidentit të Shqipërisë -Bujar Nishani, qytetar nderi të Ulqinit, propozuar nga kryetari i Komunës, Nazif Cungu.Këshilltari i DPS-it jo vetëm që kundërshtoj një iniciativë të tillë, por ai e quajti ate një “paftyrësi” (!?).
Gjithashtu, njoftohet se edhe këshilltarë të përkatësisë shqiptare nga rradhët e DPS-it, shprehën hezitimin dhe vërejtjet e tyre lidhur me nderimin e presidentit Nishani, për arsy “procedurale” apo për nevojën paraprake të “diskutimit publik” të çështjes në fjalë!.
Ju rikujtojmë se në muajin Korrik të vitit të kaluar
zyra e presidentit të Shqipërisë, pra zyra e presidentit Bujar Nishani i ndau kryeministrit të Malit të Zi, z. Millo Gjukanoviq, dekoratën ” Urdhëri i Flamurit Kombëtar”, si dekorata më të lartë që i jepet një qytetari të huaj nga zyra e presidentit të Shqipërisë !?.
Nuk më kujtohet nëse lidhur me këtë, dikush në Shqipëri kërkoj nevojën e “diskutimit publik” !.
Do të ishte e udhës dhe e logjikshme që nderi dhe respekti të jetë reciprok , por që nuk po ndodh kështu , andaj këtu qendron edhe ironia e fjalës “paftyrësi” e përdorur nga këshilltari i DPS-it !.
Pra, këshilltarit Bashoviq dhe të tjerëve, nuk i pengoj aspak dekorimi i bosit të tyre (Millo Gjukanoviq-it) vitin e kaluar, nga presidenti shqiptar, por si duket iu pengon shpallja e të njëjtit president qytetar nderi i Ulqinit !?.
Me keqardhje konstatoj se servilizmi ndaj liderit malazez iu kthy presidentit shqiptar si një shuplakë në ftyrë, meqenëse nuk muar respektin e njëjtë që ai demonstroj ndaj tij vitin e kaluar.
Kjo nuk është hera e parë që pushtetarët e Shqipërisë tregohen servil ndaj fqinjëve të vet. Jam i bindur se ju kujtohet lajmi kur në Shqipëri u shpall “qytetar nderi “dhe iu dha “çelësi i qytetit”, këngëtarit serb, Goran Bregoviq.
Nuk është pyetja se sa mirënjohje apo dekorime marrin personalitete të ndryshme publike serbo-malazeze nga Tirana zyrtare, por çështja është se sa mirënjohje apo dekorime marrin personalitetet shqiptare nga ana e shteteve fqinje sllave?.
Pa marrë parasysh se se a do të nderohet apo jo, presidenti i Shqipërisë nga Kuvendi Komunal i Ulqinit, gjesti kundërshtues i këshilltarit ( këshilltarëve) të DPS-it në këtë Kuvend, do të duhet të jetë edhe një mësim tjetër për kreun e shtetit shqiptar,në at mënyrë se sa do që mundohemi ti afrojmë fqinjët tanë slav dhe liderët e tyre, përmes dhënies së dekorimeve ( lexo servilizëm), ata përsëri vazhdojnë të tregojnë mos respekt dhe urrejtje ndaj nesh!?.
( Fotografia e bashkangjitur është pamje nga dhënia e dekoratës ” Urdhëri i Flamurit Kombëtar” kryeministrit të Malit të Zi, nga zyra e presidentit të Shqipërisë, dorëzuar nga kryeministri Ilir Meta me rastin e vizitës së tij në Podgoricë në Prill të vitit 2016)
Mars 2017