Kryetari i Komunës së Plavës, Orhan Sahmanovic nga Partia Boshnjake, është dënuar me një vit burg për shkak të shpërdorimit të pozitës zyrtare, njofton Portalanalitika.
Me të njëjtin vendim është dënuar me dhjetë muaj burg këshilltari i pavarur për ndërtimtari Tahir Gjonbalaj nga LDnëMZ, kurse zyrtari për llogaritjen e kompensimeve për pajisje komunale të rolit ndërtimor, Jovan Loncarevic, është dënuar me tetë muaj burg.
Ata, sipas aktakuzës, ngarkohen se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare dike dëmtuar arkën e komunës me 11.000 euro. /MALESIA.ORG/