Gjergj Camaj zëvendës-drejtor i Postës së Malit të Zi

Gjergj Camaj, kryetar i Alternativës Shqiptare, është emëruar zëvendës-drejtor gjeneral i Postës së Malit të Zi.

Alternativa Shqiptare është pjesë e koalicionit “Shqiptarët të vendosur” (Forca-UDSH-ASH), ndërsa sipas informatave jozyrtare, vendi i zëvendës-drejtorit në këtë ndërmarrje publike i takon këtij koalicioni sipas marrëveshjes që ata kanë me DPS-në.

Disa ditë më parë Nik Gjeloshaj, nënkryetari i ASH-së, ishte emëruar në postin e Sekretarit Shtetëror pranë Ministrisë së Administrimit Publik. /MALESIA.ORG/