Gjykata në Colmar të Francës ka marrë vendim qe ta le të lirë dhe të kthehet në Kosovë, ish kryeministrin e Kosovës, ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK , për rajonin e Dukagjinit, njëherit edhe liderin e Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës z. Ramush Haradinaj.
Ramush Haradinaj është liruar nga paraburgimi dhe pritet të arrijë në Prishtinë më vonë gjatë ditës së sotme.
Lideri i AAK-së, ishte ndaluar në aerporotin e Bazelit më 4 janar mbi bazën e një flet arresti serb.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të organizojë pritje madhështore për liderin e tyre Ramush Haradinaj pas lirimit të tij nga gjykata në Colmar të Francës.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi për media AAK.
Pritja do të organizohet në sheshin “Zahir Pajaziti” në orën 19:00.