Në pritje të Ramush Haradinaj në Prishtinë edhe shqiptar nga Mali i Zi

Ish Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u prit në Sheshin “Zahir Bajaziti”, në Prishtinë, nga disa dhjetra mija shqiptarë nga krejt Kosova dhe jashtë saj.

Nga liderët politik të Kosovës në masë u vërejt lideri i Nismës për Kosovën dhe bashkëluftari i Ramush Haradinaj z.Fatmir Limaj.

Përpos të tjerëve në këtë manifestim gëzimi morën pjesë edhe anëtarët e Lidhjes Demokratike Shqiptare nga Malësia, Plava dhe Gucia. Të tubuarëve, të cilët në Sheshin “Zahir Bajaziti”, ishin tubuar që nga koha kur u muar lajmi se është liruar, u drejtua gjeneral Ramush Haradinaj të cilin masa e ndërpreu disa herë me duartrokitje e ovacione.

Duke falenderuar të gjithë shqiptarët për përkrahjen që i kanë dhënë gjatë këtyre muajve sa qendroi në Francë, si edhe të gjithë të pranishmit në pritjen madheshtore, të organizuar nga AAK, ndër të tjerat Haradinaj tha: “Edhe njëherë u ndjeva si pa shtet, sepse institucionet e Kosovës nuk ishin në nivelin e duhur. Me 24 mars 1998, Ivica Daçiqi, baba i tyre Sllobodan Millosheviqi e makina e tyre vrastare na kanë sulmuar familjen në Gllogjan, kanë provuar me na vra të gjithëve. Aleksandar Vuçiqi, Daçiqi, e Millosheviqi janë kriminelë që kanë bërë krime në Kosovë. Për këtë kam thënë se është shpallje lufte dhe se ua bajmë ma zi se ne atë kohë. Nëse dikush në Evropë ka harru, nëse Franca ka harru, janë disa që se harrojnë përjetë se për këtë liri kemi dhënë njerëz, jemi flijua dhe e dimë për çka kemi ra. Le ta harrojnë ata ne Beograd që harrojmë. Shqiptarët janë popull i paqes dhe e duan paqen. Duhet me ia bërë armikut ashtu si ja ka bërë kroati. Duhet ta dimë se më nuk mund të marrin prej shqiptarëve, Jemi populli më i vjetër, jo vetëm në Ballkan, por edhe në botë. Nuk ju kemi shkaktuar kurrë tragjedi fqinjëve. Ne nuk duam ta kthejmë kohën 1000 vjet mrapa, por më kurrë nuk do t’u japim tokë. A e dini sa tokë na ka marrë Mali i Zi e Serbia, por më nuk u japim tokë. Nuk jemi kundër miqëve, por duhet me ua tregu vendin edhe të nënshtruarve tanë që na bënë horë. Shikoni se çfarë po ndodhë, ka dy vite që jemi blloku, sepse nuk po guxojnë të thonë se kemi gabu”, deklaroi Haradinaj”.

Pas manifestimit, i cili përfundoi me fishekëzjarri spektakular, delegacionin nga Mali i Zi, në përbërje Nikollë Camaj, Tahir Gjonbalaj, Sadri Balidemaj, Ahmet  etj, u shoqërua nga anëtari i Kryesisë së AKK-së, njëheri edhe Kryetar i AAK-së-Dega nga Rahovec, Smajl Latifi, i cili i falenderoi për ardhjen dhe për përkrahjen vëllazerore gjatë tërë kohes.

Ju përkujtojmë se Ramush Haradinaj, i kaloi gati  4 muaj në Francë i mbajtur pëng nga kërkesa sërbe për ekstradim dhe prokuroria françeze, por që përdundimsht u zgjodh në favor të Haradinaj. Ky vëndim i  gjygjit françez, e tërboi opionionin sërb.

Nga Prishtina Albert Camaj.