7 vite që kur ndërroi jetë Tomë Bojaj – Pronari i TV Boin

Sot u plotësuan 7 vite që kur Tomë Bojaj, themeluesi dhe pronari i TV Boin, nuk jeton më. Para plot 7 viteve ndërroi jetë ky aktivist i denjë dhe veprimtar i çeshtjes kombëtare dhe themelues i një medie të rëndësishme elektronike në gjuhën shqipe.

Ishte kjo një humbje e madhe jo vetëm për familjen Bojaj dhe Televizionin Boin, por edhe për krejt Malësinë.

Toma shumë heret filloi të shqetësohej nga brënga malësore prandaj edhe provoi ta zbusë atë, së pari përmes aktiviteteve me të rinj në lëminë e sportit e pastaj edhe përmes regjistrimit të tyre përmes objektivit të kamerës. Si i posionuar pas kamerës e me krijimin e kushteve të reja në sferën e informimit shqip, ai aplikoi dhe fitoi lejen për Televizionin e parë dhe të vetem në gjuhen shqipe ne Mal të Zi, TV Boin.

Puna e tij e palodhshme por tejet stresuese shkaktoi edhe sëmundjen e rëndë nga e cila edhe vdiq. Televizioni Boin dhe stafi i tij pësuan një humbje të madhe me vdekjen e Tomës, mirëpo mediumi megjithatë vazhdoi jetën dhe rrugëtimin siç e kishte planifikuar ideologu i saj i ndjerë Tomë Bojaj.

Albert Camaj