Festohet në Sukruq 1 Qershori Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve (FOTO + VIDEO)

Sukruq, Malësi (01.06.2017) – Me rastin e 1 Qershorit Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve në  Shkollën fillore “Mahmut Lekiq”,  paralelja e shpërndarë në Sukruq, u mbajt manifestim argëtues për fëmijët.

Aktiviteti u zhvillua nën udhëheqjen e mësuesve: Alen Gjokaj, Arben Camaj, Hana Dukaj, Sofija Ivezaj, Suzana Gjurashaj, Violeta Nikprelaj dhe Natasha Shukiq.

Shkolla në Sukruq, ishte e dekoruar shumë bukur dhe e mbushur përplot me fëmijë të cilët me padurim prisnin fillimin e manifestimit, ndërsa fëmijët e udhëhiqnin programin dhe ishin po ata të cilët e bënin programin me pikat e përgatitura nga vet ata.

Dita e Një Qershorit, festohet nga ana e fëmijëve që kan si qëllim të rrisin vëmendjen në drejtim të mirëqënies së tyre.

Nxënësit e kësaj shkolle për të shënuar këtë ditë kishin përgatitur një program festiv ku me këngë, poezi dhe lojëra u paraqitën para publikut. Ata me këngën “Nëna ime”, na përkujtuan për vlerën e nënës në jetën tonë, kurse nxënësi Lorenc Camaj, recitoi poezinë “Gjuha shqipe”, ndërsa “Të drejtat e fëmijëve”, përmes lojës i paraqitën nxënësit e klasës së parë dhe të tretë. Përveç festës së Një Qershorit, nxënësit e klasës së dytë shënuan edhe ditën e Abetarës. Ata gjatë këti viti mësuan shkronjat e gjuhës shqipe, disa nga të cilët u prezentuan  me Këngën “Abetare”.

Ata gjithashtu përshëndetën dhe falenderuan edhe mediat lokale që si sot si shumë herë përcjellin aktivitet e tyre, Televizionin Boin dhe Portalin Malesia.Org.

Në fund, për të pranishmit u shtrua një koktei modest të pergatitur dhe të sponsoruar nga prindja dhe vet mësuesit.  

Albert Camaj