“Mali i Zi në prag të luftës civile”

Lideri i Frontit Demokratik opozitar në Mal të Zi, Andrija Mandic, ka deklaruar sot se ky vend ndodhet në teh të luftës civile dhe ka paralajmëruar se kjo parti ka të drejtë në vetëmbrojtje.

Këto komente në një konferencë të sotme për gazetarë u bënë pasi dje Këshilli administrativ i Kuvendit të Malit të Zi ia ka tërhequr imunitetin Mandic-it dhe deputetëve të Frontit Demokratik, Nebojsa Medojevic dhe Milan Knezevic, raporton Radio Evropa e Lirë, redaksia për Ballkanin.

Mandic tha se “të gjithë deputetët që kanë votuar për heqjen e imunitetit i konsideron armiq personal”.