Ilir Meta është betuar zyrtarisht sot si Presidenti i Republikës së Shqipërisë.
Në këtë seancë, përveç deputetëve, mori pjesë trupi diplomatik, prokurori i Përgjithshëm si dhe kryeministri Edi i Shqipërisë Edi Rama, i cili u fut brenda parlamentit pak çaste përpara se z. Ilir Meta të vendoste dorën mbi Kushtetutë duke u betuar.
Në fjalën e tij të parë si president i Shqipërisë, z.Meta premtoi se do të mundohet të jetë një shtysë për dialog dhe konsensus të vazhdueshëm midis forcave politike, ndërkohë që garantoi edhe paanshmërinë duke vënë theksin sidomos te mbarëvajtja e reformës në drejtësi.
“Do respektoj paanshmërinë e shtetit të së drejtës si dhe do të ndihmoj në avancimin e reformave kushtetuese. Angazhohem si kryetar shteti për zbatimin e reformës në drejtësi”, ka thënë Meta. “Në 28 prill vendosa të kandidojë më shumë se mendje sesa me zemër se opozita nuk ishte këtu, por sot betimin e kam bërë me zemër, sepse dhashë një konmtribut për tejkalimin e një krize të cilën e ardhmja dhe vendi nuk e meritonin. Do të udhëhiqem nga dashuria për Shqipërinë dhe shqiptarët, duke lënë pas çdo debat në Kuvend apo përkatësisë që kam pasur për t’iu përgjigjur detyrës së Presidentit. Vetëm demokracia mund të më jepte mundësinë të isha kryeministër, kryetar i Kuvendit dhe tashmë president. Ju garantoj se për Presidentin e ri Shqipëria dhe demokracia do të jenë të parët”, u shpreh Meta.