Intërvistë me Lucë Junçaj, kryetar i Sh.K.A “Rapsha”, organizatore e Festivalit Mbarëkombëtar “Rapsha” 2017

Malesia.Org – Si kanë hecur përgatitjet deri me tani rreth organizimit të festivalit?

Lucë Junçaj – Përgatitjet për Festivalin e V-të Mbarëkombëtar të Folklorit “RAPSHA 2017″, si çdo herë tjetër kanë filluar para një viti. Përpos, anëtarëve të Këshillit të SHKA ” Rapsha”, drejtorisë për organizimin e Festivalit u bashkangjitën edhe ish-udhëheqës të kësaj shoqate,iniciues dhe themelues të Festivalit dhe të shoqatës dhe me ndihmën e të gjithë bashkëvendasve tonë,vjen deri te organizimi i kësaj ngjarjeje madhështore në Malësi të Madhe. Por, këtu duhet theksuar dhe mbështetjen materiale dhe finasiare që kemi nga Malësoret kudo që jetojnë në Malësi apo Diasporë.

Malesia.Org – Me qenë se ishit të zënë me pergatitjen e vet festivalit sa kini pas hapësirë qe tu perkushtoheni pergatitjeve të shoqërisë Rapsha për të marr pjesë në festival?

Lucë Junçaj – SHKA “Rapsha”, këtë vit për shkak të organizimit të festivalit, i ka reduktuar aktivitetet e saj dhe këtë vit do të jetë pjesmarrëse vetëm me nga një festival në Shqipëri,Kosovë,Maqedoni,Luginën e Preshevës.Por gjithsesi, ajo falë angazhimit të të gjithë antarëve të kësaj shoqate e sidomos angazhimin e dy udhëheqëseve artistik Driton dhe Nikollë Junçaj, është në gadishmëri të plotë për sfidat dhe shfaqjet në të ardhmen në të gjitha Trojet Shqiptare.

Malesia.Org – Sa shoqëri pjesmarrëse janë paraqitur deri me tani dhe nga na vinë ato?

Lucë Junçaj – Për këtë festival kanë shpreh vullnetin dhe dëshirën që të jenë pjesmarrëse mbi 60 shoqata dhe ansamble të ndryshme. Mirëpo, drejtoria e Festivalit për shkak të mundësisë organizative dhe karakterit burimor që ka ky Festival, i ka seleksonuar në rreth 30 grupe, që do të marrin pjesë. Këto grupe vinë prej të gjitha Trevave Etnike dhe Diasporës. Kësaj herë, kisha veçuar pjesmarrjen e Grupit Arbëresh, që edhe pse kanë lëshuar trojet e veta prej më shumë se 500 vjetësh, ende e ndjejnë veten pjesë të pandarë të Kombit Shqiptar.

Malesia.Org – Çështje kryesore me gjithë këtë natyrisht paraqet edhe mbulesa e shpenzimeve sa jeni gjetur në këtë drejtim?

Lucë Junçaj – Edhe pjesa finaciare është e njejtë sikur festivali, po t’ja hellësh një sy listës së donatorëve ajo me të vërtetë eshtë Mbarëkombëtare. Aksionin për grumbullimin e finansave e udhëheqin bashkëvendasit tonë në shtetet e Europës dhe SHBA. Edhe kësaj herë shfrytëzoj rastin ti falënderoj Malësoret kudo që jetojnë ata, për përkrahjen që po i bëjnë Festivalit të tyre që do të mbahet në Malësinë e tyre.

Malesia.Org – Çka pret publikua nga ky festival, a ka ndonjë risi në raport me heret e kaluara?

Lucë Junçaj – Publiku edhe kësaj here si herët tjera do të jetë dëshmitarë i bashkimit të të gjitha vlerave artistike të të gjithë Kombit Shqiptarë.

Malesia.Org – Gjithsesi, organizimi i një Festivali Mbarëkombëtar kërkon shumë punë e përkushtim për çka ne ju përgëzojmë dhe ju urojmë sukses, po për fund a mund të na thoni se sa mund të ndikohet në ruajtjen e trashigimisë kulturore dhe folklorike?

Lucë Junçaj –  Folklori është traditë,është dokë e zakon dhe pjesë madhështore e Kombit tonë. Doket, zakonet e traditat tona janë hyjnore dhe pjesë e indetitetit Kombëtar, ato nuk duhet të ndryshohen as të tjetërsohen por duhet të ruhen dhe të kultivohen tek brezat e rinj dhe ky është edhe synimi kryesor i këtij festivali. Dëshiroj për fund të përgëzoj dhe falenderoj të gjitha mediat Shqiptare që veprojnë në këto treva, por veçanarisht portalin Malesia.Org dhe TV Boin,  që tashmë prej dekadash na janë bërë bashkëudhëtare për organizimin e manifestimeve të karakterit gjithëkombëtar.

Intervistoi Albert Camaj – Malesia.Org