Më 03 Gusht 2017, nën organizimin e SH.K.A “Besa”, u mbajt manifestimi, tashmë tradicional, Logu i bjeshkës, “Miss Bjeshka 2017”, me rastin e Ditës së festës së bjeshkatarëve, Shën Shtjefnit në Koritë-Malësi.
Këtë program e përcolli një numër i madh shikuesish, të cilët fillimisht morën pjesë në meshën e shenjtë, e pastaj ndoqën manifestimin e organizuar nga SH.K.A “Besa”.
Ashtu edhe si vitin e kaluar as këtij viti përzgjedhja për bukuroshen e bjeshkës nuk kishte karakter garues vetëm karakter revijal.
Pjesëmarrëse për “Miss Bjeshka 2017” ishin: Irena Memçaj, Ana Prenkoçaj, Amanda Ujkaj, Sandra Ujkaj, Kristina Gjurashaj dhe Marjana Memçaj.
Në këtë eveniment u zgjedh çifti vallëzues më i mirë, Leon Junçaj dhe Lendita Gjokaj.
Ndërsa me këtë rast Dr. Anton Gjuravçaj, për bukuroshet pjesmarrëse në Miss Bjeshka, dhuroi dhuratë romanin e vet ‘’Nata në Sion’’.
Programi vazhdoi me muzikë, ku të pranishmit i argëtoi këngëtarja e mirënjohur nga Shqipëria, Dava Gjergji dhe këngëtari Arton Nikprelaj.
Albert Camaj